
Emrat/ Tensionet në PD, dy deputetë japin dorëheqjen nga Kryesia

SPAK arreston dy zyrtarë brenda Drejtorisë së Burgjeve

Nga ndërtimi i pallatit pa leje në qendër të Durrësit te tenderi me vlerë 22 mln lekë, Klodiana Lala zbardh dosjen e plotë që ‘fundosi’ ish-kryebashkiakun Vangjush Dakon

Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat e deputetëve dhe anëtarëve që votuan pro dhe kundër hapjes së garës për kreun e PD

Taulant Balla u paraqit sot në SPAK, zbulohet arsyeja

Bashkë me Vangjush Dakon, zbardhen 10 emrat e zyrtarëve që u arrestuan dje nga SPAK

Çfarë ndodhi? Taulant Balla pritet të ‘zbarkojë’ sot në SPAK

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, Andi Bushati 'zbërthen' reagimin e Ramës: Loja e fjalëve që bëri kryeministri...

“Gdhendja e germave të gjuhës shqipe në shtypshkrimet e Pjetër Budit”, në kuadrin e “Tragë”

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Mars 2023

Në kuadrin e ligjëratave “Tragë” që organizon Departamenti i Folklorit në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe i Studimit të Artit, u mbajt ligjërata me temë “Gdhendja e germave të gjuhës shqipe në shtypshkrimet e Pjetër Budit”. Studiuesi Yll Rugova, pasi dha një panoramë të veprimtarisë tipografike dhe shtypshkruese shqiptare, bazuar në të dhënat arkivore, u ndal në prodhimin teknik të germave të shqipes që Budi ka përdorur në botimet e tij. Pjetër Budi (1566–1622) botoi katër libra gjithsej gjatë jetës së tij aktive, edhe si misionar për një lëvizje kundër Perandorisë Osmane. Te “Doktrina e Krishtenë” (shtypur në Romë më 1618), ai përdor shkronja me prerje të ngjashme romane si ato te Matrënga. Edhe “Rituali roman” (1621) e “Pasqyra e t’rrëfyemit” (1621) janë shtypur me germa romane. Studiuesi Ylli Rugova argumentoi se te botimet e Budit, e më pas edhe te Bardhi e Bogdani gjejmë vazhdimësinë e germave speciale për tingujt e shqipes për y, z, th dhe dh, që i gjejmë edhe te Buzuku për herë të parë. Te Budi ato ndryshojnë në tip prej Buzukut dhe janë gdhendje të bëra më me kujdes, ndoshta nën udhëzimet e Budit. Rugova e trajton gjerësisht këtë çështje në studimin “Tipografia shqiptare 1555-1912”, studim i hedhur në qarkullim vitin e shkuar (Varg, Prishtinë, 2022). Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit (IAKSA) është një nga institutet kërkimore, pjesë përbërëse e Akademisë së Studimeve Albanologjike në Shqipëri. Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit përbëhet nga: Departamenti i Etnologjisë, Departamenti i Folklorit dhe Departamenti i Artit. Zanafilla e IAKSA-së, është në vitin 1947, kohë kur themelohet Sektori i Etnografisë. Pjesë e IAKSA-së janë edhe: Fondi i Kulturës Materiale (1, 2), Fototeka, Arkivi i Shkruar (i etnologjisë dhe folklorit), Arkivi Audio-Vizual.
Më të lexuarat


“Don’t cry for me Argentina” në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, koncerti vjen me një ndërthurje mes muzikës klasike, pop dhe rock

Muzeu “Onufri” në Berat, 10.081 vizitorë në muajin maj

Arian Sukniqi: Muzikali “Rituali i jetës” kthehet pas më shumë se një dekade në TKOB me frymë të re dhe konceptim përshtatur kohës

Etnor Canaj: Vendimi i qeverisë për Akademinë e Studimeve Albanologjike dëmton rëndë kërkimin shkencor, pretendimet e Akademisë së Shkencave nuk janë aspak bindëse

Këngëtarja Shakira kthehet në Barcelonë me djemtë e saj

Adrian Devolli: Nuk kemi një politikë për artin dhe kjo që ndodh është shkatërruese, sepse nuk stimulohen artistët

“Agimi” do të kompensojë një hallkë të munguar në sistemin e promovimit kinematografik

Festivali “MetroSound” në edicionin e pestë me muzikën e viteve ’90-të, Eda Zari në skenë në natën e parë

Akademia e Studimeve Arkeologjike do të nisë një betejë ligjore kundër vendimit për mbylljen

Piktori Gjergji Meta: Urat si mjet lidhës fizik e shpirtëror me piktura në Galerinë e Artit Tiranë
