BREAKING NEWS

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe në kërkim më të fortët e vendit, goditen politikanë, ish-drejtorë edhe punonjës të Policisë së Shtetit, futen në lojë dhe ndërkombëtarët, zbardhen vrasje të bujshme, gjenden para e flori në b...

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe
x
BREAKING NEWS

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit në aksionin “blic” të SPAK kundër personazheve të njohur të botës së krimit

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të
x
BREAKING NEWS

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do të bëhet nga SPAK, Ervin Karamuço tregon të pathënat e operacionit më të madh që është bërë ndonjëherë në Shqipëri

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës në Zelandë të Re, Angli, Itali, Zvicër dhe Qipro dhe detajet e forta nga skema e pastrimit të parave të presidentit të Partisë së Lirisë me ish-ministrin e Transporteve dhe shoferin e Janull...

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës
x
BREAKING NEWS

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për të grabitur të dhënat e sistemit “TIMS”, gazetarja Klodiana Lala nxjerr detaje të bujshme nga skandali që tronditi Policinë e Shtetit dhe zbulon personin që refuzoi t’i jepte ish-drejtorit të IT kode...

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për
x
BREAKING NEWS

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas dëshmisë për inceneratorët, te lëshimi i të gjithë bashkëpunëtorëve në “gojën” e SPAK dhe zhvillimet që do të ndodhin për dosjen “Xibraka”, ja çfarë e pret Gazment Bardhin dhe Olsi Ram...

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë në arrest me burg dhe prova e fortë që kishte Kosta Trebicka për ish-kryeministrin që e fundos në aferën e ‘Gërdecit’

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë
x
BREAKING NEWS

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen e plotë të vrasjes së Pjerin Xhuvanit, kërkon nga SPAK nisjen e hetimeve për ekzekutimin që tronditi Elbasanin, si u rekrutuan kriminelë, rikthehet në skene implikimi i Gazmend Bardhit si dre...

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen
x

Kultura

Gonxhja: Ligji për kinematografinë ka nevojë për përditësime, të shohim më shumë drejt prodhimit, shpërndarjes së filmit dhe politikave të reja

Gonxhja: Ligji për kinematografinë ka nevojë për

Ligji për kinematografinë do të ketë përmirësime. Politikat e reja në fushën e kinematografisë do të synojnë më shumë drejt prodhimit, shpërndarjes së filmit, etj. Pas njoftimit më parë se Qendra Kombëtare e Kinematografisë do të ketë një riorganizim pas së cilës do të fillojë dhe mbështetja për krijimtarinë kinematografike në vend, nga Parisi ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja u shpreh dhe për përmirësimet në ligjin për kinematografinë. Ministri Gonxhja foli për përditësimet në ligjin e kinematografisë, ndërsa ishte i pranishëm në festivalin e filmit europian “L'Europe autour de l'Europe”, ku u shfaqën filmat shqiptarë “"Duel i heshtur" (Dhimitër Anagnosti, 1967) dhe"Horizonte të hapura" (Viktor Gjika, 1968). Edhe pse sipas ministrit Gonxhja ligji aktual qëndron, duhet të shihet më shumë drejt politikave të reja. “Ne do të kemi një qasje të re sa i takon ligjit të kinematografisë. Ai është një ligj që qëndron, por ka nevojë për përditësime. Ka nevojë që të shohim shumë më fort drejt prodhimit, drejt shpërndarjes, drejt të drejtave të filmit, autorëve, drejt politikave të reja, formulave të reja që vijnë edhe nga ekonomia, që vijnë dhe nga statusi i ri i portofoleve të MEKI-t drejt kulturës për mënyra të reja financimi në mënyrë që të kemi një mundësi më të madhe për talentet e reja në Shqipëri dhe kjo nuk mund të ndodhi dot pa njohur dhe pa respektuar si gjithmonë rrënjët, historinë, traditat e kineastëve të shquar si rasti i aktivitetit që jemi sot”, tha ministri Gonxhja ndër të tjera. Ligj për kinematografinë në vendin tonë i takon vitit 1996, ku janë bërë disa përmirësime vite më pas. Ligji aktual përcakton bazat dhe parimet e organizimit, drejtimit dhe zhvillimit të kinematografisë (si forma e të shprehurit artistik) dhe mbështetjen ekonomike nga shteti.

Diplomacia kulturore dhe diaspora

Nga Parisi, ministri Blendi Gonxhja  u shpreh dhe për diplomacinë kulturore. Ministri Gonxhja  tha se ashtu sikundër diplomacia ekomomike për MEKI-n duhet të jetë në fokus dhe diplomacia kulturore, që nuk mund të realizohet dot pa rolin e diasporës. “Do të mundohemi që të krijomë mekanizma jo vetëm ligjorë, por dhe formula të reja të organizmave, të cilat mund t’i ofrojnë diasporës besim dhe mundësi që të angazhohet në të gjitha mënyrat në kulturën dhe në ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare”, shprehet ministri Gonxhja. Për pjesëmarrjen në këtë aktivitet në Paris ministri Gonxhja ka ndarë në faqen e tij dhe një video, ku shprehet për rëndësinë e shfaqjes së filmave shqiptarë në “L'Europe autour de l'Europe”. “Përpiqemi që të bëjmë shkëmbime që të mund të ketë një bashkëbisedim, të mund të ketë një njohje të kulturave si mes kineastëve klasik ashtu dhe mes tyre bashkëkohorë, por dhe të kulturave të vendeve të ndryshme mbi filmin”, thotë ministri i MEKI-t. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit i prezantoi në Paris dy filmat shqiptarë në festivalin e filmit europian “L'Europe autour de l'Europe” në një program kurimin e të cilit ia besuan kineastit Roland Sejko. “"Duel i heshtur" (Anagnosti, 1967) dhe"Horizonte të hapura" (Gjika, 1968) u shfaqën në 11 prill në kinemanë Studio des Ursulines, si pjesë e programit THEMA: Takime & Ngjarje, ku 2 regjisorët shqiptarë Anagnosti dhe Gjika u prezantuan krahas 2 regjisorëve të tjerë të mëdhenj të kinemasë europiane.