BREAKING NEWS

Arrestimi i ish-kryebashkiakut, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e lëvizjeve të fundit të Dakos: Takoi bashkëpunëtorët me të cilët...

Arrestimi i ish-kryebashkiakut, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Nga kontrollet te vrojtuesit e plazhit, specialisti zbardh masat e reja ndaj subjekteve bregdetare

Nga kontrollet te vrojtuesit e plazhit, specialisti zbardh masat e reja ndaj
x
BREAKING NEWS

'Benz-i' përplaset 'kokë më kokë' me motorin, ka të plagosur

'Benz-i' përplaset 'kokë më kokë' me
x
BREAKING NEWS

E zë poshtë zetori teksa punonte tokën, humb jetën 55-vjeçari (emri)

E zë poshtë zetori teksa punonte tokën, humb jetën
x
BREAKING NEWS

Kërcet grushti në Tiranë, ka të lënduar

Kërcet grushti në Tiranë, ka të lënduar
x
BREAKING NEWS

Sherri mes dy të miturve në Tiranë, policia del me njoftim urgjent dhe zbardh detajet e rënda

Sherri mes dy të miturve në Tiranë, policia del me njoftim
x
BREAKING NEWS

"U kap kamioni i pandëshkueshmërisë", Klodiana Lala plas 'minën me sahat': Kur u arrestua peshku i madh, SPAK do godasë të tjerë politikanë

"U kap kamioni i pandëshkueshmërisë", Klodiana Lala
x
BREAKING NEWS

Sherr mes të rinjve në Tiranë, dalin detajet e para

Sherr mes të rinjve në Tiranë, dalin detajet e para
x

Kultura

“Gruaja e thyer” një monodramë që trajton boshllëkun njerëzor, vetminë dhe krizën e individit në marrëdhënie me shoqërinë ku jeton

“Gruaja e thyer” një monodramë që trajton

Monodrama “Gruaja e thyer” vjen premierë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli”. Shkruar nga Simone De Beauvoir monodrama vjen me interpretimin e aktores së njohur Adriana Tolka dhe regji nga Endri Çela. Në materialin rreth veprës, teatri e cilëson si një shfaqje kontemporane. “Një monodramë e kohës, që trajton boshllëkun njerëzor, vetminë dhe krizën e individit në marrëdhënie me shoqërinë ku jeton. Një shfaqje kontemporane, ku gjithçka buron nga e brendshmja e personazhit: lëvizja trupore, fjala, imazhi, muzikaliteti, e kënduara dhe e luajtura e muzikës “live”. Shfaqja është e përshtatshme për një publik mbi 16-vjeç”, thuhet rreth veprës teatrore që do të jetë në skenë te Teatri Eksperimental te “ArTurbina” në datat 24, 25 dhe 26 mars ora 19:00. Monodrama që vjen në skenë është bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli”, Ambasadës Franceze dhe Aleancës Franceze në vendin tonë. Shqipëroi Amantia Kapo, skenografia Beqo Nanaj, kostumografia Sofi Kara. Muzika nga Adriana Tolka dhe në violonçel Sotiraq Jorgji. Në vepër, Muriel 43 vjeçe, pas pesë vitesh që jeton e vetme dhe e mbyllur në apartamentin e saj, mezi pret të nesërmen për tu takuar me bashkëshortin dhe të birin e mitur, që jeton me të atin. Ajo ka planifikuar të shtrojë gjithë arsyet se përse i biri duhet të jetojë me të ëmën. Mirëpo, gjatë natës, duke kaluar nëpër kalvarin e kujtimeve, ajo zbërthen, sipas këndvështrimit të saj - të një njeriu perfeksionist - marrëdhëniet e ngushta familjare e shoqërore dhe nuk rresht së fajësuari të tjerët: dy bashkëshortët për dështimin e martesave të saj, të bijën për vetëvrasjen që ka kryer, të ëmën, e cila e ka përbuzur gjithmonë, të vëllanë, shoqet e ngushta e deri tek fqinjët. Nga ana tjetër, justifikon qëndrimet e saj, duke e paraqitur veten të sinqertë dhe gjithmonë në kërkim të rregullit dhe të një familjeje tradicionale, ku një grua duhet të ketë me patjetër një burrë në krahë dhe fëmijë për t’u kujdesur, që të fitojë një status të denjë për moralin e shoqërisë. Në këto kushte, ajo pret ditën e nesërme, e cila nuk i dihet se ç’të ardhme do i sjellë.

Një nga shkrimtaret më të mira të letërsisë franceze

Simone De Beauvoir është një nga shkrimtaret më të mira të letërsisë frënge dhe botërore gjatë shekullit XX. Lindi në Paris më 9 janar 1908. Para Luftës së Dytë Botërore, shkroi “Kur shpirtërorja del në plan të parë”, që pa dritën e botimit vetëm në 1979. Vepra e saj e parë e mirëfilltë letrare konsiderohet “E ftuara” (1943), pastaj vijnë “Gjaku i të tjerëve” (1945), “Gjithë njerëzit janë vdekatarë” (1946), “Mandarinët”, roman me të cilin fitoi çmimin “Concourt” më 1954, “Shëmbëlltyrat e bukura” (1966) dhe “Gruaja e këputur” (1968). Përveç librit të mirënjohur “Seksi i dytë”, botuar më 1949, që u bë pikë referimi për lëvizjen feministe botërore, vepra teorike e Simone de Beauvoir-it përfshin shumë sprova filozofike dhe polemike si “Privilegje” (1955) dhe “Pleqëria” (1970). Ka botuar gjithashtu, nga 1958 deri më 1972, katër vëllime me kujtime. Simone De Beauvoir vdiq më 14 prill 1986.

 

Më të lexuarat