BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po
x

Kultura

“Hyrje në Muzikologjinë Konjitive” me autorë Niels Trusbak Haumann dhe Qamil Gjyrezi  një punë me vlerë shkencore promovohet në Akademinë e Shkencave

“Hyrje në Muzikologjinë Konjitive” me autorë Niels

Promovimi i librit “Hyrje në Muzikologjinë Konjitive” me autorë Niels Trusbak Haumann dhe Qamil Gjyrezi u bë në Akademinë e Shkencave, ku morën pjesë akademikë, profesorë të Universitetit të Arteve, muzikantë, instrumentistë, gazetarë dhe studiues të psikologjisë. Bisedën në promovimin që u bë të mërkurën me bashkautorin dhe përkthyesin Qamil Gjyrezi e moderoi Prof. Asoc. Dr. Edmond Buharaja. Takimin e hapi akademik i asociuar Prof. Stefan Çapaliku, i cili foli për rëndësinë e studimit, jo vetëm të historisë së arteve, por edhe fushave të tjera që kanë të bëjnë me psikologjinë e artit dhe të muzikës. “Qamil Gjyrezi na ka sjellë një kontribut të vyer në përkthimin e tij. Neve nuk jemi të interesuar vetëm për historinë e artit shqiptar, por ne nuk mund ta realizojmë misionin tonë nëse nuk kemi një literaturë teorike, e cila e shoqëron dijen tonë dhe kërkimin që bëjmë në këtë fushë. Prandaj e falenderojmë edhe njëherë prof. Gjyrezin. Njëkohësisht në tryezë me të është edhe bashkëpunëtori ynë i ngushtë prof. Edmond Buharaja”, tha Çapaliku. Prof. Asoc. Dr. Edmond Buharaja falë përvojës studimore, akademike, artistike dhe botimeve në fushën e muzikës solli shumë shembuj që kishin të bënin në lidhje me librin dhe eksperiencën e tij të madhe në fushën e studimeve dhe krijimtarisë muzikore. Si bashkautor dhe përkthyes Qamil Gjyrezi shprehet se "Hyrje në muzikologjinë njohëse" nga Niels Trusbak Haumann është një punë me vlerë shkencore në këtë nëndisiplinë bashkëkohore me një të ardhme premtuese. “Niels Trusbak Haumann PHD, (Post-doktoraturë) është studiues teknik në Universitetin e Aarhus dhe Spitalin Universitar të Aarhus në Danimarkë. Autori sjell në studimin e tij, kërkimin gjatë përvojës, në aspektin e kërkimit shkencor, si dhe studimet akademike ndër vite, në zhanret: muzikologji, psikologji, neurologji, informatikë. Metodat e kërkimit shkencor marrin një rëndësi të veçantë në këtë studim. Muzikologjia konjitive  është një nëndisiplinë bashkëkohore e muzikologjisë që sugjeron skicimin e disiplinave jashtë muzikologjisë tradicionale, për të studiuar dhe shpjeguar fenomenet muzikore”, thotë Gjyrezi.

Puna studimore që nisi vite më parë

Studimet dhe botimet për terapinë e muzikës dhe në shkencat konjitive profesor Qamil Gjyrezi i ka filluar që në vitin 1996 mbas një eksperience në Danimarkë. Ai ka botuar në 2007 librin “Terapia e artit”, në 2008 “Think pozitive” dhe në 2012 “Terapia della musica come interpretazione della mente umana e cura” nga EAI, Edizioni accademiche Italiane’. Por profesor Qamil Gjyrezi shprehet se duke e parë të domosdoshme kërkimin me metoda të kërkimit shkencor iu drejtua studiuesit dhe profesorit danez Niels Haumann në librin e tij “Hyrje në Muzikologjinë Konjitive”. Sipas profesor Gjyrezit, metodat e kërkimit shkencor kanë një rëndësi të veçantë në këtë punë me vlera shkencore. “Unë kam punuar hyrjen e librit dhe shpjegimet, terminologjinë shkencore . Autori më ka dhënë të drejtën për botimin e këtij libri të botuar në DMO. Ky libër është fillimi i studimit në këtë nëndisiplinë shkencore që ndihmon shumë muzikologjinë tradicionale, për të dalë me konkluzione shkencore dhe ka zgjatur 4 vite”, tregon Gjyrezi.

Botimi një mundësi e mirë për studentët dhe studiuesit

Përkthimi “Hyrje në Muzikologjinë Konjitive” me autor Niels Haumann është një mundësi e mirë për studentët, profesorët dhe studiuesit e muzikës, muzikologjisë tradicionale, psikologjisë, mjekësisë, dhe kjo sipas profesor Qamil Gjyrezit për t’u njohur me të reja shkencore në muzikologjinë konjitive. Profesor Gjyrezi shprehet se në të ardhmen do të vazhdojë bashkëpunimin me Qendrën e Artit pranë Akademisë së Shkencave dhe profesor Buharanë. “Mendoj të prezantoj tema të tjera shkencore, teorike dhe praktike të lidhura me “Muzikologjinë konjitive” dhe “Sematikën e muzikës”, për të thelluar studimin për muzikën në përgjithësi dhe atë shqiptare në veçanti. Ju uroj Akademisë së Shkencave dhe drejtuesve të saj profesor Gjinushi, Tole dhe Sinani, etj, suksese në promovimin e shkencës dhe artit shqiptar. Ju uroj gjithashtu Qendrës së Artit dhe drejtuesit akademikut Stefan Çapaliku mbarësi dhe punë të mira shkencore për artin shqiptar dhe të huaj”, thotë profesor Gjyrezi. Në këtë aktivitet në ASH ishte i pranishëm dhe akademiku dhe kompozitori Prof. Vaso Tole, profesor Hajg Zacharian kompozitor, profesori Arben Basha nga Universitetit të Arteve, piktori dhe studiuesi profesor Agron Mesi, piktori Enos Dibra, gazetarja Edlira Birko dhe miq e të ftuar të tjerë. Para disa ditësh është zhvilluar gjithashtu emisioni me temë “Një analizë mbi edukimin dhe analfabetizmin muzikor në shkolla” në  R.T.SH. me drejtuese Edlira Birkon në emisionin “Auditor arsimi”, ku morën pjesë edhe profesor Buharaja dhe profesor Gjyrezi.