BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x
BREAKING NEWS

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku, në skenë del dhe kompania e oligarkut rus Oleg Deripaska, KLSH liston shkeljet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku,
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para prokurorëve specialë për njohjen me Mërtirin dhe Zoton, tentativat e partneres së ish-zv/kryeministrit për të zhdukur dokumentin e rëndësishëm dhe shitjet fiktive të kryera me qellim ...

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para
x
BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të Kuvendit, përjashtimin e deputetëve që ushtrojnë dhunë nga 30 ditë e zbret në 10, ja ndëshkimi i ashpër që do të jepet për ligjvënësit që përdorin tymuese gjatë seancës plenare...

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të
x
BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x

Kultura

Jaho Brahaj: Ne kemi mungesa në muzetë tanë në pasurimin e artefakteve muzeale nga periudha e viteve 1990 dhe deri më sot

Jaho Brahaj: Ne kemi mungesa në muzetë tanë në pasurimin e

Dita Ndërkombëtare e Muzeve që u shënua pak ditë më parë riktheu vëmendjen te rëndësia, por dhe gjendjen që kanë këto institucione . Për studiuesin Jaho Brahaj shqetësim është dhe pasurimi që duhet të bëhet me objekte. Në intervistën për gazetën “SOT” studiuesi Jaho Brahaj thotë se muzetë janë institucione që ruajnë dhe popullarizojnë trashëgiminë historike, kulturore, shkencore ose edhe tematike të zhvillimit të shoqërisë njerëzore, por sipas tij duhet treguar më shumë vëmendje për muzetë e vendit tonë. Studiuesi Jaho Brahaj thotë se ajo që duhet vlerësuar për periudhën pas Luftës së Dytë Botërore është sepse u krijuan edhe disa qendra muzeale, të cilat kishin një vlerë të jashtëzakonshme tek fondet që filluan të skedoheshin, të kartelizoheshin, pra t’iu bëhej pasaporta e tyre edhe në mënyrë shkencore. Një nga problemet që shikon studiuesi Brahaj është dhe konservimi i objekteve. Ai thotë se ka muze për të cilët nuk është bërë pothuajse asgjë për kushtet e ruajtjes së objekteve. Jaho Brahaj edhe më parë ka folur për probleme të ndryshme të trashëgimisë sonë kulturore. Brahaj në aktivitetin e tij ka botuar artikuj dhe studime në shtypin periodik e shkencor dhe ka kumtuar në aktivitete shkencore brenda dhe jashtë Shqipërisë.  

-Dita Ndërkombëtare e Muzeve shënohet  çdo vit më 18 maj. Kjo ditë është krijuar nga ICOM (International Council of Museum - Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve) në vitin 1977 duke synuar të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e muzeve në zhvillimin e shoqërisë. Dita Ndërkombëtare e Muzeve dhe këtë vit vijoi përmes aktiviteteve të ndryshme në vendin tonë. Ju si studiues, çfarë mund të na thoni më shumë mbi muzetë dhe rëndësinë e tyre?

Muzetë janë institucione që ruajnë dhe popullarizojnë trashëgiminë historike, kulturore, shkencore ose edhe tematike të zhvillimit të shoqërisë njerëzore në hapat e saj që ka bërë që nga kohët që më të lashta deri në ditët e sotme. Muzetë janë institucione dhe vatra të rëndësishme për edukimin shoqëror, kulturor dhe historik të brezave në vazhdimësi të shoqërisë njerëzore. Historia e muzeve në vendin tonë fillon që nga shekulli i 18-të, që kemi pasur muze privatë të ngritur në qytetin e Prishtinës në Kosovë, kemi pasur një muze shumë të vogël nga Bushatllinjtë e Shkodrës dhe pastaj në shekullin e njëzetë kemi pasur fillimet me muze të organizuar institucionalisht siç ishte muzeu i Tiranës në vitin 1924 dhe muzetë e tjerë. Por nuk duhet të harrojmë asnjëherë, sepse në truallin tonë ka pasur njerëz me koleksione të pasura qoftë me relike historike, qoftë me botime të vjetra, qoftë edhe me objekte të tjera që tregojnë për historinë e të shkuarës sonë dhe kanë qenë edhe njëlloj muzeu, sepse kanë qenë edhe të hapura për pjesë të ndryshme të shoqërisë së tyre. Përshembull kemi në Vlorë në familjen Vlora një koleksion të jashtëzakonshëm që u trashëgua nga Eqerem Vlora dhe ai ishte edhe një institucion meqenëse kishte edhe miqësi me qytetarët e Vlorës, etj, dhe shikohej në mënyrë pak më shumë të gjerë se sa një banesë private. Në periudhën e mbretërisë shqiptare qoftë me gërmimet arkeologjike të bëra nga të huajt me marrëveshje shtetërore, qoftë edhe gjetjet e rastit ose gërmimet arkeologjike nga personat shqiptarë nënshtetas shqiptarë filluan të hapen vatra të vogla muzeore të organizuara. Përshembull ishte ai i Jezuitëve në Shkodër që e ka fillesën që në shekullin  e 19-të dhe muzeumi shumë i kualifikuar me kritere shkencore siç ishte Muzeumi i Françeskanëve në Shkodër. Pas çlirimit të vendit pas Luftës së Dytë Botërore shteti shqiptar i ka kushtuar një rëndësi të jashtëzakonshme dhe një vëmendje me një organizim shtetëror dhe shoqëror muzeve dhe u hapën muze në qytetey kryesore të vendit tonë, kryesisht muze historikë dhe muze etnografikë. Por nuk kanë munguar asnjëherë dhe muzetë me tematika të veçanta, sipas traditave dhe trashëgimisë që kishin qendra të veçanta të vendit tonë. Këtu ka pasur një tendencë, e cila e devijonte pak punën muzeale, sepse këtu filloi të futej edhe propaganda që i interesonte pushtetit dhe regjimit të asaj periudhe, megjithatë nuk duhet të nënvlerësoj sepse janë bërë dhe punë shumë të mira sidomos në pasurimin  e fondeve, në pasqyrimin e ngjarjeve të ndryshme historike, kulturore, shkencore dhe arsimore. Por ajo që duhet vlerësuar për periudhën pas Luftës së Dytë Botërore është sepse u krijuan edhe disa qendra muzeale, të cilat kishin një vlerë të jashtëzakonshme tek fondet që gjendeshin dhe filluan të skedoheshin, të kartelizoheshin, pra t’iu bëhej pasaporta e tyre edhe në mënyrë shkencore. Dhe janë pothuajse pjesa më e madha  e muzeve ekzistues të sotëm në vendin tonë, të cilët mbështeten në objektet relike muzeale, të cilat i trashëgojnë nga periudha 1945 deri në periudhën 1990. Kjo duhet të na verë para një përgjegjësie neve si shoqëri, sepse kemi bërë jashtëzakonisht punë të vogël, punë të pakët pas viteve 1990.

-Ju thoni që shoqëria ka bërë një punë të vogël sa i takon fondeve muzeale, por sipas jush ku janë sot mungesat?

Ne kemi mungesa sidomos në pasurimin e artefakteve muzeale nga periudha e viteve 1990 dhe deri më sot. Kjo për mua është shqetësuese dhe duhej bërë më shumë për pasurimin e muzeve me objekte. Kjo duhet bërë nga institucionet me ndihmën e shtetit, me fondet buxhetore të shtetit, por gjithashtu dhe atyre të pushtetit lokal.

-Ne kemi disa muze në vendin tonë. Një pjesë janë lokalë dhe një pjesë janë muze kombëtarë, ku disa prej këtyre të fundit kanë pasur dhe investime. Por me aq sa ju jeni në dijeni, ku janë problemet sot nëpër muze, si është gjendja tek ato ku nuk ka pasur investime?

Shqipëria veç muzeve që duhet bërë më shumë për pasurimin e tyre me objekte ka edhe muze të pasur me objekte dhe relike, sepse muzetë ndryshe nga sa konceptoheshin para viteve ’90-të janë institucione që ruajnë objektet, reliket historike të tipologjive të ndryshme siç janë dhe fushat e zhvillimit shoqëror, kulturor, shkencor etj. Muze shumë të pasur dua të përmend ato që janë të Tiranës, Muzeu Etnografik i Krujës, Muzeu Historik i Shkodrës, Muzeu Etnografik i Beratit, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar i Korçës, të cilët i plotësojë nevojat e shikuesve qoftë të popullsisë shqiptare qoftë dhe për të huajat. Por një problem për disa muze është që nuk është bërë pothuajse asgjë për kushtet e tyre dhe të ruajtjes së objekteve, sepse ato janë një pasuri që duhet t’iu lihen edhe brezave në të ardhmen. Këtu duhet të përmendim që kemi edhe muze siç është Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë apo muze të tjerë, të cilët nuk kanë as edhe një bërthamë të vogël, një celulë të restaurimit ose të konservimit të objekteve dhe relikeve muzeale.

-Problemet me konservimin e objekteve janë përmendur dhe nga të tjerë specialistë të trashëgimisë kulturore në vendin tonë. Por çfarë sjell kjo sipas jush?

Nëse neve nuk i ruajmë këto objekte që kemi krahas edhe pasurimit të vazhdueshëm me objekte të reja muzeumet tona, atëherë ne bëjmë vetëm një gabim të madh për të cilin në të ardhmen do kemi defiçite dhe mangësi qoftë në ruajtjen e objekteve, qoftë dhe në varfërinë e ruajtjes së trashëgimisë sonë kulturore. Përshembull xhubleta u fut si pasuri e njerëzimit, pasuri e rrezikuar. Cili institucion ka arritur që të restaurojë, të konservojë, ti krijojë të gjitha kushtet për t’u ruajtur një xhubletë që ta kemi edhe pas 100 vitesh të ruajtur në muzeumet tona? Asnjë muze. Nuk po flasim pastaj që ne duhet të kishim ngritur edhe një qendër muzeale brenda muzeut ose të veçantë ku të tregonim të gjitha proceset dhe dijebërjen e xhubletës, meqenëse kjo është dhe një objekt që na e kanë vlerësuar edhe institucionet prestigjioze të botës. Këtë e thashë më shumë për të treguar që ne nuk po tregojmë një vëmendje dhe nuk kemi një vizion për ruajtjen e trashëgimisë tek brezat që vijnë të objekteve që i kemi sot në dispozicion dhe të mundshëm për ti konservuar, për ti ruajtur dhe për ti popullarizuar në radhë të parë tek ne shqiptarët dhe pastaj edhe tek shikuesit e huaj.

Intervistoi: Julia Vrapi