BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x
BREAKING NEWS

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi Rama ndërroi Damir Fazlliçin e Sali Berishës me manjatin e “Shoqërisë të Hapur”

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi
x
BREAKING NEWS

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të tjera për Portin e Durrësit, ja gjobat që do të paguajnë shqiptarët për kapriçot e Edi Ramës, gazetari italian fut në “zgrip” kryeministrin

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të
x
BREAKING NEWS

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë në “rrjetën” e SPAK, gazetari i njohur zbardh prapaskenat dhe tregon kush po e bllokon arrestimin e Ilir Metës, ja faktet që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e “21 janarit”

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë
x

Kultura

Jaho Brahaj: Transumanca në UNESCO, por nga Ministria e Kulturës nuk ka një platformë se si do pasqyrohet, popullarizohet, ndihmohet e ruhet kjo traditë

Jaho Brahaj: Transumanca në UNESCO, por nga Ministria e Kulturës nuk

Shqipëria, me një tjetër pasuri në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të njerëzimit. Në Konferencën e 18-të të Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s u vendos pranimi i Transumancës, shtegtimit të bagëtive dhe riteve që e shoqërojnë atë, ku Shqipëria kandidonte bashkë me shtete të tjera, që këtë dukuri e kanë traditë. Lajmi u bë me dije nga ministrja e kulturës Elva Margariti pak ditë më parë, por sipas studiuesit Jaho Brahaj duhet të ketë më shumë informim. Brahaj shpreh shqetësimin se nga Ministria e Kulturës jo vetëm duhet të informohet më shumë, por të ketë dhe masa për të ruajtur traditën. “U vendos pranimi i Transumancës, shtegtimit të bagëtive dhe riteve që e shoqërojnë atë, por Ministria e Kulturës duhet të informojë publikun cila formë e shtegtimit të bagëtive është përfshirë në UNESCO. E dyta të hartojë një plan për të popullarizuar këtë punë, për ta njohur publikun, ku edhe shteti të marrë masa për ta ndihmuar që kjo traditë të ruhet bashkë me ritet, zakonet, ndarjen e punëve, etj”, thotë Brahaj. Studiuesi Jaho Brahaj shprehet se që kur është shpallur kohë më parë që dosja e shtegtimit të bagëtive do jetë pjesëtare edhe Shqipëria për t’u përfshirë në UNESCO ka pasur mangësi, sepse nuk është njoftuar cila traditë do jetë në propozimin e Ministrisë së Kulturës. Ai thotë se janë dy forma të shtegtimit të bagëtive tradicionalisht me një histori të lashtë. “Është shtegtimi i bagëtive brenda pronave të një komuniteti në lugina, ku ishin banesat e përhershme drejt lartësive po pronë e komunitetit. Dhe e dyta kemi shtegtimin e bagëtive, në zona të largëta të cilat ndryshojnë shumë gjeografikisht edhe nga ana klimaterike. Cila formë e shtegtimit të bagëtive ekziston në Shqipëri? Që ruhet akoma dhe ka një jetë të gjallë megjithëse të vakët për arsye se dhe numri i bagëtive ka rënë, i njerëzve që merren me blegtori, etj”, shprehet më tej Brahaj.

Vendimi një vit pasi xhubleta u pranua në UNESCO

 Plot një vit pasi xhubleta u pranua nën mbrojtjen e UNESCO-s, Komiteti Ndërqeveritar i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale votoi përfshirjen e Transumancës në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale botërore. Por sipas studiuesit Jaho Brahaj mbase dhe vetë MK nuk e ka parasysh se çfarë forme është përfshirë. “Duke qenë se opinioni në vend është  i painformuar se cilat nga këto forma të shtegtimit të bagëtive është përfshirë bashkë me shtete të tjera në dosjen e UNESCO-s, ku Ministria e Kulturës (ka mundësi që as ajo nuk e ka mirë parasysh se cilën formë ka përfshirë UNESCO), atëherë të jeni të sigurt që nuk ka asnjë platformë se si do pasqyrohet, do popullarizohet, se si mund të zgjerohet, ndihmohet e ruhet kjo traditë. Jemi në një errësirë të plotë informacioni se cilat nga format e shtegtimit të bagëtive do ketë përparësi dhe cila nga këto forma është bashkëngjitur me shtete të tjera përfshirë në këtë vendim të UNESCO-s”, thotë Brahaj. Komiteti Ndërqeveritar i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale votoi përfshirjen e Transumancës në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale botërore, për të cilën u aplikua në një dosje të përbashkët me Spanjën, Andorën, Kroacinë, Francën, Luksemburgun dhe Rumaninë. Duke iu bashkuar Italisë, Austrisë dhe Greqisë, që ishin përfshirë në vitin 2019 për këtë dukuri.