Për periudhën janar-prill këtë vit ka një rrije të numrit të vizorëve në kalatë dhe monumentet tona të kulturës krahasuar me vitin që lamë pas. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja thotë se numri i vizitorëve është rritur me 56 për qind. “Kalatë dhe monumentet e kulturës presin çdo ditë e më shumë vizitorë nga i gjithë vendi dhe bota. 28,658 vizitorë për periudhën janar – prill 2024 është rritur me 56 për qind në krahasim me vitin që lamë pas. Orari zyrtar në të gjitha kalatë dhe monumentet e kulturës për periudhën maj-tetor 2024: 09:00-19:00 (7 ditët e javës)”, shprehet ministri Gonxhja në rrjete sociale. Në vendin tonë ne kemi disa kala që janë pjesë e rëndësishme e trashëgimisë sonë kulturore. Kalaja e Shkodrës që mban emrin Rozafa është një monument mijëvjeçar i ngritur mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodrës, në jug-lindje të tij. Qëndron mbi një kodër shkëmbore 130 metra mbi nivelin e detit, e rrethuar nga lumi Buna e Drin, me një sipërfaqe prej gati 9 hektarësh. Kalaja përbën një simbol të qytetit, e pranishme ndër piktura, gdhendje, etj. Kalaja e Gjirokastrës është një ndër më të mëdhatë në Ballkan. Një nga monumentet më të bukur, më të mëdha dhe më të rëndësishëm të historisë dhe kulturës shqiptare është padyshim dhe kalaja e Beratit. Me formën e saj të spikatur në trajtë trekëndëshi ajo ngrihet mbi një kodër të lartë 187 m, e cila ndodhet në bregun e djathtë të lumit Osum, duke dominuar luginën e tij. Gjithsej ky monument ka katër porta komunikimi. Njëra prej tyre dhe pikërisht ajo që paraqet më shumë interes për shkak të elementeve përbërës të saj është ato e anës juglindore.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë