Java e Filmit Shqiptar në Manastir (Bitola) nisi me premierën e filmit të restauruar “Mësonjëtorja”. Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit bën me dije se filmi u shfaq në Kino Manaki. Më herët AQSHF shprehej se në shfaqjen e filmit do të ishte aktorja Roza Anagnosti, e cila ka sjellë me rolin e Dafinës personifikimin e patriotes Sevasti Qirjazi, e para grua shqiptare me arsim të lartë, e shkolluar në Manastir dhe Kostandinopojë, hapi të parën shkollë shqipe për vajza në Korçën e vitit 1891 dhe punoi për edukimin dhe ndikimin e grave e vajzave në shoqërinë shqiptare. Java e Filmit Shqiptar nisi më 18 nëntor, ku sipas AQSHF festat e nëntorit sjellin një javë kushtuar kinematografisë shqiptare për bashkatdhetarët tanë dhe gjithë banorët në Manastir, në qytetin e alfabetit shqip, me tituj filmash që i kanë zgjedhur vetë ata pas një sondazhi paraprak. “Organizuar nga shoqata 22 Nëntori me bashkëpunimin e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit dhe Qendrës për Kulturë Informative në Manastir”, thuhet nga AQSHF në faqen e tij. Në program janë “Mësonjëtorja” (Muharrem Fejzo, prodhuar në 1979), premierë e versionit të restauruar, 90′, subtitruar në gjuhën maqedonase që u shfaq në 18 nëntor. Në 20 nëntor është filmi “Beni ecën vetë” ( Xhanfise Keko, prodhuar në 1975) premierë e versionit të restauruar, 90′, subtitruar në anglisht. Në datë 21 nëntor vijon filmi “Përrallë nga e kaluara” (Dhimitër Anagnosti, prodhuar në 1989), premierë e versionit të restauruar, 90′, subtitruar në anglisht. Në datë 22 nëntor është filmi “Zonja nga qyteti” (Piro Milkani, prodhuar në 1976). Më 23 nëntor është filmi “Gjeneral Gramafoni” (Viktor Gjika, prodhuar në 1978), premierë e versionit të restauruar, subtitruar në anglisht dhe në datën 24 nëntor do të jetë filmi “Shoku ynë Tili” (Fehmi Hoshafi, prodhuar në 1981).
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë