Java Kulturore Greke vjen me një sërë aktivitetesh. Një performancë kërcimi bashkëkohor nga Yannis Adoniou dhe Kunst Stoff do të vijë mbrëmjen e nesërme nën qiellin plot yje të amfiteatrit të liqenit të Tiranës. Frymëzuar nga miti i Letos, kjo pjesë unike eksploron temat e fuqisë, turbullirave, mbijetesës, paqes dhe lirisë. Me çdo lëvizje, vokal, ndërthurje vizuale dhe tinguj muzikore nga Nikos Giannios, kjo performancë është një rrugëtim i paharrueshëm zbulimi personal. Në vijim të Javës Kulturore Greke që do të zhvillohet prej datës 22 e deri më 29 maj janë dhe të tjera aktivitete, ku pjesë është poezia, filmi, etj. “Ju ftojmë të bëheni pjesë e udhëtimit tonë në botën e artit, muzikës, pikturës, poezisë, kërcimit, filmit dhe mitologjisë greke në Gjirokastër, Korçë dhe Tiranë!”, thuhet në faqen e Javëve Kulturore Ndërkombëtare për Javën Kulturore Greke që nis nesër në Tiranë. JKN thotë se do të jetë një eksperiencë të jashtëzakonshme kulturore, plot jetë e shpirt, prandaj nuk duhet humbur. Javët Kulturore Ndërkombëtare nisën këtë vit edicionin e tretë, ku për 7 muaj me radhë janë me qindra aktivitete që do të zhvillohen, një nismë e qeverisë shqiptare dhe nën kujdesin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Aktivitetet e JNK nisën me Javën e Europës, kalendari vijoi me Francën dhe tani është Greqia, në vijim është Italia, Izraeli, Brazili, Hungaria, Holanda, Turqia, Mbretëria e Bashkuar, Kina, Gjermania, Japonia, SHBA, Austria, etj. Pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare për herë të parë këtë vit është bërë Meksika dhe Brazili. JKN filloi si një nismë e ish-Ministrisë së Kulturës në vitin 2022.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë