BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x
BREAKING NEWS

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për “ditët e zeza” që po trokasin, Altin Dumani dhe prokurorët i tregojnë zyrtarit të lartë të DASH dosjet e korrupsionit që kanë mbushur zyrat e Prokurorisë së Posaçme, amerikanët duan “kokat” e të pa...

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për
x
BREAKING NEWS

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin financiar që u bëri xhepave të shqiptarëve, si u përjashtuan nga tenderi 5 kompani, dyshimet për garë të manipuluar

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin
x
BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x

Kultura

Justina Aliaj: Teatri poetik “Mall për vendlindjen”, ku përmes poezive gjen brenda të vërtetën

Justina Aliaj: Teatri poetik “Mall për vendlindjen”, ku

Poezia do të vijë e ndërthurur së bashku me muzikën në teatrin poetik “Mall për vendlindjen”. Ideuar dhe me regji nga Justina Aliaj, në skenë bashkë me artisten e njohur do të interpretojnë dhe aktorët e teatrit “Migjeni”. Justina Aliaj rikthehet për publikun me një projekt artistik që e ka titulluar “Mall për vendlindjen” dhe tregon se pjesë janë poezitë e autorëve të njohur shqiptarë, por brenda tyre gjendet e vërteta. Për këtë teatër poetik që do të jetë këtë mbrëmje në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës, këngëtarja, aktorja dhe regjisorja Justina Aliaj thotë se gjithkush e gjen veten në poezitë që do të vijnë përmes interpretimit të aktorëve. “Ne kemi punuar në mënyrë intensive për këtë projekt artistik. Temat e poezive janë nga më të ndryshmet, poetët janë nga më të ndryshmit. Kemi poezinë e Ali Asllanit gjigandin e Vlorës apo Lasgush Poradecin, Mitrush Kutelin, etj, apo Rudyard Kipling me poezinë “Në mundsh...”. Jam munduar me prek që gjithkush e gjen veten në këto poezi. Përshembull interpretojmë  Pjetër Budin 1566, por është sikur e ka shkruar dje. Gjen brenda të vërtetën, sepse i ligjërojnë, i këndojnë truallit, halleve dhe derteve shqiptare në shekuj. Ishte një dëshirë e imja ky projekt, që u plotësua”, shprehet Justina Aliaj.

Artistët në skenë

Teatri poetik “Mall për vendlindje” një udhëtim thelbësor i ndjenjave dhe identitetit tonë kombëtar të ndërthurura me poezi. Një përfaqësim që na rikujton rëndësinë e rrënjëve dhe lidhjen me vendin tonë të lindjes. Interpretojnë Justina Aliaj “Mjeshtre e Madhe”, Merita Smaja “Mjeshtre e Madhe”, Rajmonda Marku, Jozef Shiroka, Simon Shkreli, Astrit Fani, Fritz Selmani. Me pjesëmarrjen e korit “Prenkë Jakova” dhe drejtues muzike Gjon Shllaku. Por Justina Aliaj këtë herë regjisore tregon vlerëson edhe bashkëpunimin për të sjellë këtë mbrëmje “Mall për vendlindjen” në skenë. “Ishte dëshira ime për të bërë një spektakël me poezi, që janë autorë që nga Pjetër Budi dhe bëhet fjalë për vitin 1566 e deri tek poetët e tjerë që vijnë me radhë. Jam munduar të prek brezat e poetëve, evoluimin e tyre. Ishte këndshëm, sepse në Bashkinë e Shkodrës më hapën dyert, ku unë po punoj me aktorët e teatrit “Migjeni”, por dhe unë do të përshëndes me këngën që Shkodra e do gjithmonë “Mall për vendlindjen””, thotë artistja e njohur Justina Aliaj. Këngëtarja dhe aktorja Jusitna Aliaj është një nga emrat e njohur të jetës artistike në vendin tonë, ku ka përcjellë më të mirën në vlerat artistike. Në skenë këtë mbrëmje në orën 20:00 do të ngjiten artistët, por si regjisore Justina Aliaj sjell në vëmendje dhe punën që kanë bërë për të realizuar një koncert poetik ashtu siç ajo kishte menduar më parë. “Më ka përkrahur drejtoria, por dhe aktorët më kanë kuptuar dhe kanë punuar qetësisht. Kanë kuptuar se çfarë dua unë, sepse çdo regjisor ka mënyrën e vet që drejton aktorët dhe ata kanë qenë krejtësisht të lirë me mua e unë me ata deri sa kemi arritur atë pikë që dëshiroja unë me i dhënë çdo poezie. Unë për këtë shfaqje falenderoj Bashkinë e Shkodrës me kryetarin Benet Beci”,thotë Justina Aliaj, regjisore. Justina Aliaj lindi në Shkodër, pasi mbaroi Liceun Artistik nisi studimet e larta në Akademinë e Arteve në degën e dramaturgjisë. Këngët e saj si "Mall për vendlindjen", "Në ekranin e televizorit", "Stacion i dashur", "Në mbrëmjen e vallëzimit", "Unaza", "Unë dhe shokët e mi", etj, mbeten të pashlyeshme ende dhe sot për publikun. Interpretimet e saj si aktore kanë qenë të shumta si te "Rrethi i kujtesës", "Bernand Alba", "Gratë trojane",  "Tartufi" etj.