Kisha e Shën Mërisë është pasuri kulturore, me status monument kulture i kategorisë së parë. Kisha ndodhet në fshatin Shënmëri, Mamurras dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore shprehet se paraqet interes të veçantë si një dëshmi arkitekturore, që mbart gjurmë të disa fazave ndërtimore e disa duar pikturimi që përfshijnë periudhën rreth shek. XI-XIV. IKTK shprehet se në kuadër të restaurimit të rrënojave të kishës së Shën Mërisë, u realizuan ndërhyrjet si më poshtë: Pastrimi i hapësirës përreth objektit nga vegjetacioni; Heqja e elementëve jo autentikë brenda kishës; Restaurimi i murit të gurit antik me teknikën shqep-qep; Restaurimi i çarjeve në mur guri me teknikën e injektimit; Ndërhyrje në konsolidimin dhe konservimin e pikturës murale; Vendosja e një strukture të re metalike, me funksion estetik dhe mbrojtës për faltoren e kishës dhe pikturat murale të restauruara. Kisha e Shën Mërisë është i vetmi monument kishtar në krahinën e Kurbinit që gjatë periudhës se regjimit komunist tërhoqi vëmendjen e specialistëve të Institutit të Monumenteve të Kulturës. Ajo është shpallur monument kulture i kategorisë së parë më 15.1. 1963. Kisha e Shën Mërisë në Mamurras ishte dhe kantieri i radhës i programit “EU4Culture”. Nisur nga vlerat e rralla historike dhe arkitekturore, pas tërmetit të vitit 2019, ky monument i kategorisë së parë, i shquar për pikturat murale të ruajtura në rrënoja, u fut në listën e ndërhyrjeve restauruese.
Kishin përplasje brenda shtëpisë së BBV3, dy ish-banoret tani shijojnë pushimet bashkë
Roza Lati dhe Françeska Murati duket se po kalojnë pushimet me njëra-tjetrën, me dy ish-banoret e BBVIP 3 që duket...
Lexo më shumë