Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore miratoi projektin, që ka qëllim vijimin e kërkimeve arkeologjike në Luginën e Poshtme të Drinit, Komanit dhe Sardës. Ministrja e Kulturës Elva Margariti thotë se projekti i miratuar në KKTK synon vazhdimin e gërmimeve në nekropolin qëndror të Komanit. “Çdo ditë e më tepër del në dritë pasuria arkeologjike e Luginës së poshtme të Drinit, Komanit dhe Sardës. Në mbledhjen e saj më të fundit Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore miratoi projektin kërkimor-shkencor për këtë hapësirë. Projekti synon vazhdimin e gërmimeve në nekropolin qëndror të Komanit, një prej varrezave më të mëdha mesjetare në vend, që përbën burimin kryesor të të dhënave rreth popullsisë përgjatë njëmijëvjeçari (shek. V deri në shek. XIV)”, shprehet ministrja e Kulturës në rrjete sociale. Sipas ministres Margariti, përmes këtij projekti pritet të mësojmë më shumë për organizimin topografik të varrezës, riteve funerale, paleodemografisë (ushqimit, sëmundjeve, gjenetikës, mobilitetit), kodeve sociale dhe prodhimeve e shkëmbimeve ndërajonale të popullsisë. “Qëllimi final është të njihet në mënyrë të plotë organizimi i vendbanimit, nëpërmjet eksplorimit pa gërmime, i një lagjeje të patrajtuar deri më tani. Në zonën e Sardës do të vijohen punimet në pjesën e sipërme të qytetit, duke përfshirë kishën, ku kanë filluar gërmimet një vit më parë. Pjesë e hulumtimeve për të dytin vit radhazi, është edhe gjurmimi i pjesën së poshtme të qytetit, i cili gjendet nën ujë”, shprehet ministrja Elva Margariti. Projekti do të zhvillohet nga Instituti i Arkeologjisë, nën drejtimin e arkeologeve Etleva Nallbani dhe Elvana Metalla.
Moderatorja e njohur bën deklaratën e papritur: Më është rritur barku këto kohë…
E ftuar në një emision televiziv mbrëmjen e sotme ka qenë moderatorja e njohur Argjira Spanca. Gjatë bisedës së saj...
Lexo më shumë