“Nuse vetëm për letra” një vepër shqiptare, që u soll në skenën teatrore nga teatri i Korçës. Vepra shkruar dhe me regji nga Leka Bungo u shfaq për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTurbina” në Tiranë në festivalin e Teatrit Shqiptar “Moisiu”. Në këtë vepër interpretojnë aktorë të njohur, por edhe të rinj dhe bëhet fjalë për një komedi ku trajtohen ngjarje reale. “Nuse vetëm për letra” me regji nga Leka Bungo është komedi për problematikat që shoqërojnë emigrantët shqiptarë në Amerikë. Shfaqja flet për një familje shqiptare me origjinë nga fshati Boboshticë i qytetit të Korçës, e cila ka emigruar prej shumë vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është rregulluar aty me shtëpi dhe dokumente të rregullta. Në qendër të veprës është Miss.Keth, vajza e familjes, rreth të 30-ave, e cila ka lindur në Amerikë, Spirka njerku i Keth dhe Jorgjia, e ëma, tashmë e vjetër dhe e sëmurë. Në këtë shfaqje të teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë në role janë Guri Koço, Blerta Belliu, Zamira Kita, Juxhin Plovishti, Franc Bregu, Kristi Baçe, Astrit Hasani dhe Besfort Berberi. Skenograf Beqo Nanaj, as/ regjisore- Erjola Meta. Festivali në Tiranë nisi në datë 20 nëntor dhe deri tani në skenë janë shfaqur vepra të ndryshme teatrore. Më parë në fjalën e tyre, drejtuesit e teatrove tona, Adem Karaga (Teatri Shqiptar i Shkupit), Altin Basha (Teatri Kombëtar i Shqipërisë) dhe Kushtrim Sheremeta (Teatri Kombëtar i Kosovës) theksuan rëndësinë e këtij festivali për zgjerimin e bashkëpunimit të vendeve tona në fushën e teatrit, ekipeve të brezave, atyre më të rinj dhe më me përvojë, shijeve estetike, takimeve dhe debateve me fokus përmirësimin. Festivali është mbajtur në Shkup vitin e kaluar, këtë vit në Tiranë dhe vitin e ardhshëm, në Prishtinë. Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu” është një festival garues dhe do të mbahet deri në 27 nëntor në Tiranë.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë