
Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

Komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar” me aktorët Artan Imami, Indrit Çobani dhe Gentian Zenelaj nis sezonin në Tiranë

Shkruar nga Julia Vrapi 30 Janar 2023

Komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar” nis sezonin në Tiranë. Një komedi romantike mbi burrin modern, që ka bërë bashkë aktorët Artan Imami, Indrit Çobani dhe Gentian Zenelaj. Komedia e suksesshme e vitit të kaluar, nis sezonin në Tiranë në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli”. “Pas rekordeve të audiencës në Korçë, Durrës, Fier, Pogradec, Lezhë, "Shtëpiakë të dëshpëruar" vijnë në Tiranë, duke filluar nga 30 janari në skenën tonë”, thuhet nga teatri për këtë komedi, që vjen në skenë ditët e fundit të këtij muaji për të vijuar dhe disa mbrëmje në shkurt. Komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar” me regji nga Artan Imami do të jetë në skenën teatrore për publikun në Tiranë në mbrëmjet e datave 30 dhe 31 janar, për të vijuar dhe nëdatat 1,2, 3, 4 dhe 5 shkurt, argëtim dhe të qeshura pafund për publikun, nën interpretimin e tre aktorëve. Pasi merr një letër-ndarjeje nga e dashura e tij Sofi, Xherom (Artan Imami), thërret dy miqtë e tij Aleks (Gentian Zenelaj) dhe Stefan (Indrit Çobani), për ta ndihmuar të gjejë një mënyrë për të rifituar Sofinë! Kuptohet që asgjë nuk ndodh sipas planeve të tyre! Në materialin e komedisë thuhet se vepra si strukturë është një “hibrid” modern midis stand-up comedy dhe komedisë klasike. “Tre personazhet, me karakter dhe personalitete të ndryshme trajtojnë e flasin mbi të gjitha temat e marrëdhënieve njerëzore në çift si, tradhtia, ndarja, psikologjia femërore, psikologjia mashkullore, paragjykimet mbi dashurinë, seksin, martesën, maskilizmin, misogjininë, etj”, shpjegohet për komedinë “Shtëpiakë të dëshpëruar”, që këto mbrëmje janari nis sezonin në Tiranë.
Komedia në skenë
Komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar” u vu në skenën e Parisit në Francë në vitin 2011, për të vijuar me sukses më pas në skenat e ndryshme teatrore. “Nuk është një parodi e serisë së famshme “Shtëpiake të dëshpëruara”. Vepra është vënë në skenë në vitin 2011 në Paris dhe vazhdon jetën e saj edhe sot. Mbi 1400 shfaqje dhe mbi 475.000 spektatorë, janë shifra që tregojnë se sa e suksesshme është ajo!”, thuhej më parë në njoftimin e teatrit të qytetit të Durrësit, për këtë komedi kur ishte premierë. Në mbrëmjet e fundit të vitit të kaluar, në 28 dhe 29 dhjetor komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar” u shfaq për publikun në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në qytetin e Korçës. Tre aktorët Artan Imami, Indrit Çobani dhe Gentian Zenelaj në çdo skenë që kanë qenë kanë përcjellë një lojë të bukur aktoriale. Këtë herë publiku i gjen bashkë në një komedi, për shtatë mbrëmje me radhënë Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli”.Duke nisur nga 30 janari publiku do të ketë mundësinë të shijojë një stand up të ndërthurur në një komedi plot batuta e situata, me tre aktorë të njohur për publikun shqiptar.
Më të lexuarat


Shqipëria pjesë e “First Kings of Europe”, objekte të trashëgimisë prehistorike në ekspozitën ndërkombëtare në SHBA dhe në Kanada

Çmimi “Nderi i festivalit” për Ansamblin Popullor në Vitie

“Burrnesha”, “Pesë stinët e armikut të popullit” dhe “Kthimi i Karl Majit” vepra të autorit Jeton Neziraj në skenën e Teatrin Kombëtar Eksperimental

“Dasma e Lunxhërisë” në vitin 1874, shfaqja e parë teatrore e dokumentuar në Shqipëri

Prodhime kinematografike të viteve 2020-2022 prezantohen në “Ditët e Filmit Malazez”, filmat pas Tiranës do të shfaqen në Gjirokastër, Vlorë dhe Shkodër

TKOB: Opera “Don Pasquale” afroi me kulturën operistike pranë dyerve të teatrit një publik të ri

Vladimir Doda: Teatri është në të njëjtën situatë që gjendet shoqëria shqiptare dhe ca më keq

Vladimir Hasimi, ikona e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, një jetë duke mbrojtur dhe promovuar vlerat e shkëlqyera të trashëgimisë kulturore jomateriale mbarëkombëtare shqiptare

“Gdhendja e germave të gjuhës shqipe në shtypshkrimet e Pjetër Budit”, në kuadrin e “Tragë”

Ekspozita “Rrugës...” nga artistët Emanuel Koko dhe Bertrand Shijaku, ku prezantohen punimet më të fundit në skulpturë dhe grafika
