Aktiviteti për 100-vjetorin e koncertit të parë të një orkestre filarmonike në vendin tonë mblodhi në Akademinë e Shkencave artistë, studiues dhe më gjerë. Koncerti “Crazy Night of Classical Music with Life and Music Concept Orchestra by Kledis Rexho” u zhvillua me një program të pasur muzikor me rastin e 100-vjetorit të koncertit të parë të një orkestre filarmonike në Shqipëri. Në këtë koncert që u zhvillua në Akademinë e Shkencave interpretuan artistët Marla Hoxha, Era Kume, Ionel Streba, Kledis Rexho, Albana Bajraktari dhe Tea Peti. Programi i koncertit në ASH përmbante vepra të kompozitorëve më të njohur në rang botëror si Mozart, Bach, Beethoven, Vivaldi, Shostakovitch e të tjerë, por edhe kompozitorë të mirënjohur shqiptarë si Avni Mula e Vaso Tole. Për këtë koncert që u zhvillua në ASH, Kledis Rexho u shpreh dhe për Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit që duke mbështetur koncertet e “Life and Music Concept Orchestra” sipas tij jep një kontribut për rrugëtimin e muzikantëve të rinj. “Është kënaqësi e veçantë të përcjellësh eksperiencën artistike prej gati 15 viteve në France, Monaco dhe Luxembourg, për fëmijë muzikantë kaq të motivuar dhe të talentuar”, tha Rexho ideatori i koncertit. Violinisti Kledis Rexho pasi mbaroi studimet e larta në Tiranë me rezultate të shkëlqyera, fitoi një audicion për t’u bërë pjesë e orkestrës filarmonike të Bosnje Hercegovinës. Por vazhdimësia e karrierës muzikore të Kledisit nuk do të bëhej në Ballkan, por në Francë. Në fillim duke vazhduar studimet me profesorë të konservatorëve Superiorë të Lyon-it dhe më pas të Parisit. Gjatë viteve të tij në Francë, Kledis ka shoqëruar solistë të klasit ndërkombëtar si Frank Peter Zimmerman, Nathalie Dessay, Renaud Capuçon, Ami Flammer, Olivier Charlier etj, dhe luan nën drejtimin e dirigjenteve si Paavo Jarvi, Neeme Jarvi, Emmanuel Krivin, Marek Janowski, Cristian Macelaru, etj
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë