
“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha dorëheqjen nga gara për kryetar Bashkie në Korçë, Gjata zbardh prapaskenat e forta

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik: Këtë vit do ketë “non grata” të tjerë

Koncerti “Aromë gruaje” me krijimtarinë e autorëve Avni Mula dhe Kujtim Laro, si dhe me hite të tjera të këngës shqiptare dhe asaj botërore

Shkruar nga Nga Julia Vrapi 3 Mars 2023

Krijimtaria e muzikore e autorëve të njohur shqiptarë, por dhe hite të këngës botërore do të vijnë përmes koncertit “Aromë gruaje”. Një koncert që do të bëjë bashkë artistë të njohur nën drejtimin e dirigjentit Oleg Arapi, ku vjen krijimtaria e autorëve Avni Mula, Kujtim Laro, etj, si dhe këngë të tjera të njohura. Koncerti do të zhvillohet më datë 7 mars në sallën “Tonin Harapi” të Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë dhe dirigjenti Oleg Arapi tregon se është një program muzikor i zgjedhur. “Në kuadër të festave të 7 dhe 8 Marsit, shoqata “SinfoArt” me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, organizon koncertin “Aromë Gruaje” kushtuar mësuesve dhe nënave. Në program të koncertit janë këngë kushtuar mësuesit, nënës, gruas, si dhe hite të ndryshme të këngës shqiptare dhe asaj botërore. I ftuar special i koncertit, këngëtari Neptun Gjata, me banim në Itali”, shprehet ai. Në këtë koncert do të interpretojë sopranoja Nina Muho, violinisti Dalier Bulçari, i cili do të luaj kohën e III të koncertit për violinë të kompozitorit Pjetër Gaci, si dhe kori i fëmijëve i shkollës së “Kuqe”. Solistët do i shoqërojë Orkestra dhe Bendi Muzikor, në dirigjimin e dirigjentit Oleg Arapi. Në programin muzikor janë: Diodato: Che vita meravigliosa; Tombe la neige: Salvatore Adamo; Bella- Cocciante canta Cocciante; Bar di mezzanotte: Alban Emiri; Kujtim Laro: Vala dhe Shkëmbi; Kur këndoj për nënën time e Avni Mulës, Valsi lumturisë -Avni Mula; Notre Dame de Paris- Belle: Cocciante, etj.
Artistët me aktivitet në skena shqiptare dhe të huaja
Sopranoja Nina Muho në aktivitetin e saj muzikor ka marrë disa çmime brenda dhe jashtë vendit. Ka realizuar disa role të para në Shqipëri dhe jashtë saj, në Teatro Lirico di Cagliari apo në operan “Giuseppe Verdi” -Trieste në role si “Violetta Valery” nga opera “La Traviata” e G.Verdit, Mimi nga opera “La Boheme” G. Puccini, Norina te “Don Pasquale” G. Donizetti. Michaela nga opera “Carmen” e G.Bizet, etj. Nina Muho vazhdon aktivitetin artistik në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Shqipëri me vëmendjen maksimale solistike. Sipas dirigjentit Oleg Arapi, shumë premtuese si artiste e së ardhmes për një repertor të gjerë rolesh të para. Neptun Gjata ka marrë pjesë në koncerte e festivalet e ndryshme të qytetit të Vlorës, ku është nderuar me çmime. Ka kënduar me ansamblin “Labëria”, Pallatin e Kulturës, Estradën e Vlorës. Dirigjenti Oleg Arapi tregon se në 1991 emigron në Itali, por pasionin për këngën, muzikën popullore e lirike nuk e ndërpreu. “Ka marrë pjesë në shumë evente, në festivale e konkurse në Italinë e veriut”, shprehet mjeshtri Oleg Arapi. Neptun Gjata kohët e fundit ka marrë pjesë në festivalin “Bim Rumore Festival”, ndërkohë që është duke regjistruar një disk me këngë. Koncerti që do të zhvillohet së shpejti vjen në vijim të aktivitetit të dirigjentit Oleg Arapi, që ka dirigjuar koncerte me solistë shqiptarë dhe të huaj. Ka drejtuar formacione të ndryshme orkestrale në Avellino, Napoli , Salerno, Brindisi, Dibër të Madhe, Strugë, Prizren, Prishtinë, Sarajevë, në Katedralen Angleze, etj.
Më të lexuarat


Shqipëria pjesë e “First Kings of Europe”, objekte të trashëgimisë prehistorike në ekspozitën ndërkombëtare në SHBA dhe në Kanada

Çmimi “Nderi i festivalit” për Ansamblin Popullor në Vitie

“Burrnesha”, “Pesë stinët e armikut të popullit” dhe “Kthimi i Karl Majit” vepra të autorit Jeton Neziraj në skenën e Teatrin Kombëtar Eksperimental

“Dasma e Lunxhërisë” në vitin 1874, shfaqja e parë teatrore e dokumentuar në Shqipëri

Prodhime kinematografike të viteve 2020-2022 prezantohen në “Ditët e Filmit Malazez”, filmat pas Tiranës do të shfaqen në Gjirokastër, Vlorë dhe Shkodër

TKOB: Opera “Don Pasquale” afroi me kulturën operistike pranë dyerve të teatrit një publik të ri

Vladimir Doda: Teatri është në të njëjtën situatë që gjendet shoqëria shqiptare dhe ca më keq

Vladimir Hasimi, ikona e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, një jetë duke mbrojtur dhe promovuar vlerat e shkëlqyera të trashëgimisë kulturore jomateriale mbarëkombëtare shqiptare

“Gdhendja e germave të gjuhës shqipe në shtypshkrimet e Pjetër Budit”, në kuadrin e “Tragë”

Ekspozita “Rrugës...” nga artistët Emanuel Koko dhe Bertrand Shijaku, ku prezantohen punimet më të fundit në skulpturë dhe grafika
