Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullor prej muajsh tashmë transmeton vlerat e traditës e kulturës shqiptare tek nxënësit e shkollave “Ismail Qemali”, “Qemal Stafa”, Shkolla e Baletit dhe shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli”. Kjo ka vijuar në kuadër të projektit “Edukim përmes Artit”, për të cilin teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansbalit Popullor shprehet se artistët dhe nxënësit do të bëhen bashkë në një natë për programin artistik. “Në përmbyllje të këtij programi mblidhemi tok të gjithë së bashku dhe “Brezi pas brezi” e tejçojmë traditën e këngës dhe valles shqiptare me orkestrën, solistët dhe valltarët e Ansamblit Popullor në një natë plot ngjyra tradite në TKOB. Nga Veriu gjer në Jug, do të këndojmë dhe kërcejmë së bashku me Shkollën e Baletit dhe gjimnazet “Ismail Qemali” dhe “Qemal Stafa”, këtë 29 qershor në orën 19:00. Hyrja e lirë!”, thuhet nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit (TKOB). Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore (AKKVP) ose Ansambli Shtetëror, është krijuar në vitin 1957 si ansambël profesionist. Ky ansambël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori. Qëllimi i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore është në përpunimin, zhvillimin dhe përhapjen e thesarit folklorik të Shqipërisë. Këtu përfshihen pasuritë e mëdha folklorike vokale, instrumentale, koreografike dhe kostumografike, që variojnë nga zona në zonë, duke krijuar një koloritet motivesh.
E papritur/ Ndahet çifti i shumëpërfolur i Big Brother Vip 3
Pas mbarimit te BBV, u ve re mes nje afrimiteti mes Drini Zeqos dhe Dea Vierit. Shpesh ne rrjet u...
Lexo më shumë