Përgjatë muajve tetor-nëntor, dashamirësit e muzikës ndoqën në Teatrin Kombëtar të Operës e Baletit, festivalin “Wednesday in Jazz “. “Up-Wards” ishte koncerti që mbylli edicionin e parë të festivalit të jazz-it në Shqipëri “Wednesday in Jazz”! Mbrëmjen e datës 29 nëntor, mësuesit e Shkollës Jazz, të Konservatorit “Gesualdo da Venosa” të Potenzës sollën kompozime origjinale të konceptuara në formë rreth polikromisë. “Një udhëtim sublim mespërmes emocioneve dhe ndjesive të ngjallura nga ngjyrat muzikore, të cilat herë pas here vinë në mënyrë sintetike. muzikore”, thuhet në faqen e TKOB për këtë koncert. Koncerti u zhvillua me virtuozët Luisiana Lorusso, në vokal e violinë, Generoso Popolo, në sax, Julian Oliver Mazzariello, në piano, Stefano Risso, në double bass dhe Igor Caiazza, në bateri.
Festivali “E mërkura në jazz” erdhi përgjatë dy muajve nga një bashkëpunim mes Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit e Konservatorit “Gesualdo da Venosa”, Potenza, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Ambasada Italiane, Instituti Italian i Kulturës, qendra “Gjenerata e Re”. Në programin e festivalit këtë vit ishin parashikuar 9 koncerte për publikun, me një repertor të pasur, që nga muzika afrikano-amerikane, monografia e kompozitorit Thelonious Monk, jazz-i evropian, e deri te krijimtaritë e pabotuara nga studentë dhe mësues të Konservatorit të Potenzës, ku ndërthuret jazz-i me muzikën elektronike. Edicioni i parë i festivalit të jazz-it në Shqipëri “Wednesday in Jazz” këtë kohë erdhi në vijim dhe të tjera shfaqjeve muzikore në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.