BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të rënda” të politikës, Altin Dumani jep detajet për Berishën, Ramën e Veliajn, flet për policët në shërbim të krimit dhe kërcënimet ndaj prokurorëve specialë, në ndihmë të SPAK 32 skuadra të përbashkëta hetimore...

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të
x
BREAKING NEWS

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe “Sky” kanë rënë ministra dhe deputetë socialistë, Edi Rama gati t’i hedhë në “gojën” e SPAK për të shmangur rrëzimin nga pushteti, ja si ish-kreu i SHISH Visho Ajazi u përfshi në pazare me Saimir T...

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas “bombës” së KPA, ja emri pretendent që ka mazhorancën e votave në Këshill

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita Malltezit për t’u katapultuar në krye të partisë fut “zjarrin” brenda Rithemelimit, krahu i djathtë i Sali Berishës del hapur kundër vajzës së ish-kryeministrit

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita
x

Kultura

Korpusi Qëndror i ish Kinostudios në restaurim, me largimin e administratës së ish Ministrisë së Kulturës që do të vendoset në qendër tek MEKI godina do t’i kalojë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

Korpusi Qëndror i ish Kinostudios në restaurim, me largimin e

Ish Kinostudio është në proces restaurimi, por me largimin e administratës së ish-Ministrisë së Kulturës, që do të vendoset në qendër, tek Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, godina do t’i kalojë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Kjo bëhet me dije nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja që thotë se është një projekt i rëndësishëm që po zbatohet në këtë godinë. “Ka nisur restaurimi i Korpusit Qendror të Ansamblit që përbën Ish-Kinostudion! Një projekt mjaft i rëndësishëm për përmirësimin e ndjeshëm të infrastrukturës së një prej institucioneve më të rëndësishme kulturore, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zhvilluar nga UNOPS, si pjesë e programit MEKI-EU4Culture”, shprehte ministri Blendi Gobxhja që ka ndarë në rrjete sociale dhe foto gjatë punës që po kryhen në ish Kinostudio. Ndërhyrja që po kryhet dhe ishte bërë me dije dhe më parë gjatë prezantimit të projektit, parashikon restaurimin e fasadës dhe interiorit, duke ruajtur muraturën ekzistuese dhe duke riparuar dëmtimet, meremetimin e suvasë dhe restaurimin e elementëve dekorativ, instalimet elektrike, riorganizimin dhe përmirësimin e tualeteve dhe sistemeve të kanalizimit, sistem ndriçimi të jashtëm të fasadës me ndriçues projektor dhe linear.

Kalimi i godinës QKK-së

Pas restaurimit godina e ish Kinostudios pritet që ti kalojë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, ku kjo e fundit është vetëm në një pjesë të vogël të saj. Ministri Blendi Gonxhja thotë se edhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë do të ketë një riorganizim, pas së cilës do të fillojë dhe mbështetja për krijimtarinë kinematografike në vend. “Me largimin e administratës së ish-MK, që do të vendoset në qendër, tek Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, godina do t’i kalojë QKK-së e cila po riorganizohet dhe shumë shpejt do të fillojë mbështetjen e krijimtarisë kinematografike dhe audiovizuale me qëllim përforcimin e sistemit dhe përafrimin me praktikat më të mira evropiane të këtij sektori specifik e tepër të rëndësishëm për kulturën dhe ekonominë e vendit tonë. Do të mirësistemohen edhe IKTK e IKRTK, në kuadrin e rishikimit të projektit të njohur si Parku i Arteve, që do të zgjerohet me rikonceptimin e godinave të tjera dhe infrastrukturën funksionale, oborret dhe sistemet e sigurisë e të e-monitorimit 24/7!”, shprehet ministri Gonxhja.

Ministria e Kulturës vendoset në Kinostudio në janar 2015

Në janar të vitit 2015 në ish Kinostudio u vendos Ministria e Kulturës, ku më parë ishin kryer ndërhyrje në godinë. Më 30 korrik 2014, me një vendim të Këshillit të Ministrave u vendos kalimi në përgjegjësi administrimi te Ministria e Kulturës, të pasurisë “Godina 4-katëshe, magazina e kostumografisë”, në ish-Kinostudio. Ndërtesa qëndrore e ish- Kinostudios u projektua nga një arkitekt rus dhe u ndërtua me ndihmën e ish-Bashkimit Sovjetik, në shenjë miqësie ndërmjet dy vendeve. Punimet e saj nisën në vitin 1948 dhe përfunduan në 10 korrik të vitit 1952. Kjo ndërtesë e stilit neoklasik është konsideruar si unikale nga arkitektët.