BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x
BREAKING NEWS

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi Rama ndërroi Damir Fazlliçin e Sali Berishës me manjatin e “Shoqërisë të Hapur”

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi
x
BREAKING NEWS

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të tjera për Portin e Durrësit, ja gjobat që do të paguajnë shqiptarët për kapriçot e Edi Ramës, gazetari italian fut në “zgrip” kryeministrin

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të
x
BREAKING NEWS

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë në “rrjetën” e SPAK, gazetari i njohur zbardh prapaskenat dhe tregon kush po e bllokon arrestimin e Ilir Metës, ja faktet që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e “21 janarit”

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë
x
BREAKING NEWS

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i ka futur duart në informacionet sekrete brenda institucioneve të reja të vetingut

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i
x
BREAKING NEWS

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s që mbajnë emrin e Sali Berishës, si e rekrutuan shërbimet sekrete serbe, ja kush ishte ‘menaxheri’ që i jepte urdhrat në fshehtësi të plotë dhe emrat e spiunëve që bashkëpunoi...

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s
x

Kultura

Luftar Paja: Trupat artistike skenike që punojnë në ansambël kanë rezultate të larta dhe harmoni të shkëlqyer

Luftar Paja: Trupat artistike skenike që punojnë në ansambël

Aktori Luftar Paja është një nga emrat e dashur për publikun, që e ka vlerësuar ndër vite me rolet e tij. Rolet në estradë, teatër, kinematografi flasin jo vetëm për një punë kolosale, por edhe një pasion të pashtershëm për skenën, i cili edhe sot nuk i ka reshtur. Në intervistën për gazetën “SOT” Luftar Paja “Artist i Popullit” tregon çfarë i ka dhuruar skena dhe kinemaja, vështirësitë dhe momentet e veçanta, por ndalet dhe te roli më i fundit në film. Aktori Luftar Paja rolin më të fundit në kinema e ka në filmin “Vdekja le të presë”. Një film që siç tregon dhe vetë këtë herë ai ka rolin e një ish zyrtari para viteve ’90, por në kohën sot në azil pjesëtar i një orkestre. Sa i takon teatrit, aktori thotë se për artin skenik artistët e rinj duhet të vjelin përvojën e mirë të atyre gjeneratave që kanë kaluar sikurse dhe të krijojnë fizionominë e tyre. Në këtë rrëfim mbi punën me aktivitetin artistik, aktori ndalet dhe te prodhimet kinematografike para viteve 90, ku shprehet se artistët kanë bërë sakrifica për rolet e tyre. Sa i takon kinematografisë, si aktor i roleve në disa filma të njohur, Luftar Paja thotë se rëndësi duhet ti kushtohet dhe skenarit.

-Roli juaj më i fundit në kinema është ai në filmin “Vdekja le të presë” me regji të Edmond Topit, një projekt kinematografik që ka bërë bashkë emrat më të njohur të kinemasë. Ju keni mbi 30 role në kinema dhe këtë herë keni rolin e një ish shefi kuadri para ‘90. Çfarë mund të na thoni më shumë mbi rolin tuaj në këtë film, që keni qenë me xhirime më parë?

Në filmin “Vdekja le të presë” personazhi im është një ish zyrtar shef kuadri apo shef i burimeve njerëzore që i thonë sot. Kam dalë në pension dhe me këtë në azil jemi bashkuar shumë veta. Në rolet e tjera janë dhe aktori Reshat Arbana, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Zyliha Miloti dhe personazh kryesor në film me rol është Gazi djali im. Personazhi i tij është një i dënuar si artist me shërbim prove, që i kanë thënë ta bëjë si dirigjent në këtë azil, ku ai krijon orkestrën në azil. Në këtë orkestër gjithsekush ka instrumentin e tij. Unë kam një muzikë goje, Reshati në rol ka xhezin, Tinka në rol është këngëtare, etj. Në atë film zhvillohen ngjarjet, që këta njerëz nuk e shfrytëzojnë kohën kot, por dhe aty ku janë me aktivitet. Pjesën më të madhe të xhirimeve e kemi bërë në Pogradec, por do të kemi dhe një episod në Tiranë. Roli im nga një zyrtar në shtet, në azil kam një detyrë që se kam kryer kurrë, jam pjesëtar i orkestrës që ka krijuar ky artist që ka ardhur me shërbim prove. Ne jemi nga specialitete të ndryshme, dikush ka qenë postier, dikush këngëtar, etj. Jemi një grup amator i azilit.

-Ju morët pjesë në një takim që u zhvillua më parë këtë muaj në teatrin Metropol, që bëri bashkë artistë të njohur të karrierës, regjisorë, aktorë, drejtues të teatrove të ndryshëm, dramaturgë, etj, ku u diskutua rreth sfidave dhe vështirësive të teatër bërjes në Shqipëri, ndikimet e teatrit global në teatrin shqiptar, çfarë vlen të bëhet më mirë, etj. Për ju çfarë duhet të jetë në vëmendje?

Unë dhe gjenerata ime jemi ata që pak a shumë kemi dhënë një kontribut në shekullin e njëzet. Gjysma e shekullit të njëzet është gjenerata ime, unë, Reshat Arbana, Tinka Kurti, etj. Ne bëmat tona i kemi nga mesi i shekullit njëzet e mbrapa. Kjo gjeneratë që është sot janë bëmat e shekullit njëzet e një. Unë për këtë gjeneratë nuk flas dot me kompetencë se duhet ta jetosh, megjithatë di të them që ka talente të mrekullueshme edhe në këtë gjeneratë. Me pak kujdes bëhen artistë të mirë pa nënvlerësuar të kaluarën e traditës së këtij arti skenik. Për artin skenik kam mendimin, që artistët e rinj duhet të vjelin përvojën e mirë të atyre gjeneratave që kanë kaluar sikurse dhe të krijojnë fizionominë e tyre. Arti ashtu siç kërkon të vjeli dobinë e të kaluarës të këtyre gjeneratave ka për detyrë që të krijojë dhe bazamentin e tij. Bazamenti i tij është që këta ti mëshojnë fort aktualitetit, ti mëshojnë fort bëmave të kohës dhe me një fjalë të krijojnë fizionominë e tyre siç kanë krijuar dhe brezat e kaluar fizionominë e tyre.

-Roli juaj i fundit në teatër ka qenë te shfaqja “E mbesa e krahinarit” në 2018. Një vepër e autorit Kristo Floqi dhe e përshtatur për kohë sot. Nga ai vit që kjo komedi erdhi në skenë, pse ju keni munguar në teatër?

Në këtë komedi unë kam pasur rolin kryesor të krahinarit dhe kam shumë respekt për atë ekip që punova, sepse ishin të rinj. Më pëlqeu modestia e tyre se ishin ekip që kërkonin të dinin, sikurse dhe unë po i shikoja me një sy tjetër këta lloj krijuesish dhe kam fjalët më të mira për ata. Kam munguar me role në teatër nga koha që u vu në skenë kjo komedi shqiptare, sepse jam marrë me filmin.

-Debati për filmat e prodhuar para viteve ’90 është rikthyer sërish. Por ju dhe të tjerë artistë herë pas here e keni kundërshtuar ndalimin e tyre...

Për të kaluar në një faqe të libri do shfletosh faqen tjetër, por kjo faqe ka bëmat e saj. Kështu është dhe puna e epokave, filmat e vjetër kanë demonstruar në epokën e tyre. Epoka e tyre ishte shekulli i njëzet. Në shekullin e njëzet janë bërë këto filma që kanë demonstruar bëmat e asaj kohe, kështu që ai kapitull është mbyllur. Me të mirat dhe të këqijat e tij nuk ka të drejtë njeri ti diskutojë deri në shfarosjen e tyre se kjo është një histori e mbyllur. Nëse mua përshembull nuk me pëlqen një nga romanet e Ismail Kadaresë të them duhet hequr ky? Lexo një roman që të pëlqen, por nuk ke të drejtë të heqësh atë roman që ka shkruar një autor, secila epokë ka bëmat e saj.

-Qysh në moshë të re spikat talenti i juaj si aktor, por në vitin 1968 u emëruat aktor profesionist në estradën e Fierit. Kanë kaluar dekada nga ajo kohë, çfarë ju ka falur puna me estradën?

Kur them që çdo epokë ka bëmat e saj kam parasysh edhe vajtjen time në vitin 1968 në estradën e Fierit. Unë kam respekt të jashtëzakonshëm për punën e atyre njerëzve që punonin në ato kushte, por ata në ato kushte krijuan siç ishin. Në art nëse i hyn asaj pune duhet të jesh njeriu i përshtatur me atmosferën, me kolektivat që punojnë. Ashtu sikur dhe kolektivat që punojnë duhet të mbështesin artistët e rinj që vijnë në gjirin e tyre, sepse në fund të fundit marrëdhëniet janë reciproke dhe nuk ka gjë më të bukur se harmonia në trupat artistike. Trupat që nuk kanë harmoni nuk kanë dhe krijimtari të saktë. Trupat artistike që punojë në ansambël kanë rezultate të larta dhe harmoni të shkëlqyer.

-Në teatër e kinematografi rolet, siç keni treguar janë të gjithë të dashur. Por cili është një nga rolet që ju me punën që keni bërë e veçoni?

Aktori pse i do i bën mirë rolet, po mos ti donte nuk i merrte. Unë kam punuar me sinqeritet. Kam arritur deri aty sa kam punuat me muaj të tëra. Për rolin e Çobo Rrapushit kam jetuar mbi një muaj e gjysmë. kam qenë në Smokthine një krahinë e Labërisë. Dhe për krijuar këtë figurë mua më janë dashur shumë kohë për të ndenjur në mes të fshatarëve në Labëri. Për të njohur doket, zakonet, se kollaj është ta lozësh Çobo Rrapushin, por nuk di të hapësh kutinë e duhanit. Si novela i ka shkruar Shefqet Musaraj,  por si libret apo skenari i komedisë “Çobo Rrapushi” e ka bërë Pëllumb Kulla, që  e ka vënë dhe në skenë.

-Një aktivitet artistik i shtrirë në disa dekada, por ku kanë qenë për ju ato momentet e vështira?

Në jetën artistike, jo vetëm e imja, por e shumë artistëve me plot gojën mund të thuash që fëmijët janë rritur prapa perdes së skenës së teatrit. Familjet e artistëve, sikurse dhe gruaja ime kanë sakrifikuar me fëmijët, sepse ajo punë nuk do shqetësime të mëdha përveçse krijimtarisë. Familjet tona janë të sakrificë për periudhën që ne kemi punuar si artistë. Fëmijët tanë janë rritur mbi motorin e autobusit të shfaqjeve, sepse nuk kishim ku ti linim dhe i merrnin me vete.

-Keni lozur në filmat që kanë mbetur në kujtesën e publikut, por nuk kanë munguar dikur dhe momente të vështira. Ju keni provuar ndjesinë e të xhiruarit në të dyja kohët, por sot çfarë mund të na thoni?

Artistët para viteve ‘90 i kanë bërë me sakrifica rolet e tyre. Po përmend filmin ku kam lozur “Streha e re”, kemi ndenjur tre muaj veshur me rroba leshi në Dardhë të Korçës në dëborë që kemi xhiruar, apo vështirësitë te filmi “Guna përmbi tela”. Unë një sy e kam lënë te filmi “Guna përmbi tela” se gjatë xhirimeve më goditi një figurant me barut në sy dhe u shtrova 1 muaj në spital në atë kohë. Sakrifica ishin dhe në dublimet, që do të bëje disa herë. Por sot janë kushtet që artisti duhet të impenjohet me materialin që ka. Sot teknika është zhvilluar, interpretimi është shumë më komod se në ato vite tona.

-Herë pas here ju e shprehni që skenari ka shumë rëndësi për filmin...

Skenari është baza kryesore e një filmi, por arti nuk është kot kolektiv. Është skenaristi, është regjisori, aktori, piktori i filmit, piktori i kostumeve, etj. Marrin pjesë gjithë ata krijues në linjat e tyre, por e përgjithshmja është një, duhet të respektohet ideja dhe frymëzimi i regjisorit, sepse regjisori është ai që do ti japë dorën e fundit kësaj pune.

-Si i kalon ditët sot?

Unë në mendjen time kam një moto të çohem shpejt nga gjumi pavarësisht kam apo jo punë. Dhe të lëviz, sepse mosha jonë do vetëm lëvizje, ilaç tjetër nuk ka. Për të qenë i freskët në mendime unë komunikoj shumë me nën moshën time, sepse nga mosha ime e sipër jam vetë dhe nuk kam çfarë marr frymëzim. Me moshën nën mua dua të më frymëzojë dhe të mbetem gjithmonë i ri.

Intervistoi: Julia Vrapi