
E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit


Parku arkeologjik i Antigonesë mund të konsiderohet si një nga pikat më interesante turistike të zonës së Gjirokastrës. Parku arkeologjik po bëhet gati për sezonin turistik dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se këto ditë punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër po kryejnë punime të ndryshme. “Antigonea po bëhet gati për sezonin turistik. Punonjësit e DRTK Gjirokastër po punojnë për të mirëpritur vizitorët. Gjatë kësaj jave është punuar për sistemimin e mureve të kishës së shek. IX në Agora; shëtitores, rrugës kryesore dhe ato dytësore të parkut arkeologjik”, shprehet ministrja e Kulturës Margariti në rrjete sociale ku ka ndarë dhe disa foto nga puna që po bëhet në këtë park këtë kohë. Antigonea është një nga qytetet antike më të mëdha të territorit të Shqipërisë dhe vendbanimi më i rëndësishëm antik i luginës së Drinosit. Vendbanimi brenda mureve fortifikuese të shek. III ka një sipërfaqe prej 45 ha, ndërsa territori i parkut arkeologjik është mbi 90 ha. Mbi vendndodhjen e Antigonesë ka pasur hipoteza të ndryshme deri sa kërkimet arkeologjike të viteve ‘70 dhanë dëshmi të sigurta për këtë. Emrin qyteti e ka marrë nga Antigona, gruaja e parë e mbretit Pirro. Qyteti fortifikohet me mure të fuqishme në fillim të shek. III para Krishtit, ndërsa nuk përjashtohet që në atë vend të ketë pasur një vendbanim më të hershëm të riemëruar më pas nga Pirro. Qyteti dominonte luginën e Drinosit, që ishte një zonë rurale e pasur dhe për të mbrojtur gjithë këtë territor kishte edhe fortesa të tjera periferike: fortesa e Leklit në veri, e Labovës në lindje dhe e Selosë në jug. Perimetri i mureve fortifikuese mund të ndiqet i plotë dhe fillon të vërehet që në hyrje të parkut. Në të djathtë të hyrjes, në pjesën veriore të qytetit ndodhet kodra e quajtur “Akropoli”.
Më të lexuarat


Andi Tepelena: Ministria e Kulturës mungesë transparence me projektet, nuk dihet se sa është fondi, mungon një analizë dhe një politikë që të jetë e qartë

Çmimi “Lumo Skëndo”, juria mblidhet për prurjet e vitit 2022

“Dasma e hatashme”, komedia që ka bërë sukses kudo ku shkon, në datat 1, 2, 3 prill do të jetë në teatrin “Petro Marko”, Vlorë

Ekspozita “Europa ime” me punimet e artistëve të rinj nga Shqipëria dhe Kosova

Teatri Kombëtar sjell në skenë premierën absolute “Orfeu zbret ne ferr” të autorit Tennessee Williams

ASA bashkëpunim me Shoqatën Akademike të Shqiptarëve për Shkencë dhe Art me qendër në Tetovë

Ministria e Kulturës financon këtë vit 186 projekte në art dhe kulturë, ndërsa në “Fondin e artizanit” janë 38 fitues

Festivali ndërkombëtar i vokalit operistik “Marie Kraja”, edicioni i 19-të me 16 konkurrentë

Shqipëria pjesë e “First Kings of Europe”, objekte të trashëgimisë prehistorike në ekspozitën ndërkombëtare në SHBA dhe në Kanada

Çmimi “Nderi i festivalit” për Ansamblin Popullor në Vitie
