Koncerti “Folk Fest” bëri bashkë artistët në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit mbrëmjen e datës 28 nëntor. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se u nis një rrugëtim i gjatë. “Nga Jugu në Veri, nga arbëreshët te shqiptarët e Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut, te gjysma e zemrës sonë, Kosova…Artistë profesionistë e bartës të gurrës popullore u bënë bashkë në “Folk Fest” 2023, duke nisur një rrugëtim të gjatë që do të organizohet në vitin 2024”, shprehet ministrja Margariti në rrjete sociale. “Folk Fest” bëri bashkë 500 artistë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Arbëreshët, që u ngjitën në skenën e TKOB për të festuar së bashku ditën e flamurit kuqezi. Këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbej” në Tiranë performuan Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore-Shqipëri; Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Shota”- Kosovë; Ansambli i Këngëve dhe Valleve të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut; ansambli arbëresh “Shqiponja”, shoqata Rapsha-Malit të Zi, grupe folklorike nga e gjithë Shqipëria. Më herët në faqen e Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës thuhej se “Folk Fest” vjen me një valëzim pafund ngjyrash e motivesh, ku arti e historia miksohen së bashku, ku tradita e vlerat zgjojnë mesazhe krenarie kombëtare. “Kostumet mbresëlënëse popullore do të mahnisin, si gjithëherë, në performancën më të bukur të 28 nëntorit, “Folk Fest” ku talenti dhe shpirti i gëzueshëm i Shqiptarisë do të shpaloset në një mozaik të rrallë kulturor, me vlerat më të mira muzikore, koreografike, etnografike të krijuara në shekuj, në një spektakël plot jetë të dhuruar nga grupet artistike të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, shqiptarët e Malit të Zi dhe Arbëreshëve”, thuhej për këtë koncert. Koncerti që u zhvillua në TKOB ishte në vijim dhe të aktiviteteve të tjera.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë