BREAKING NEWS

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda që kam bërë me kolegët që punojnë aty

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda
x
BREAKING NEWS

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel, policia ndalon ish-dhëndrin e Pal Kolës, ja çfarë ka zbuluar gazetari Elton Qyno

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel,
x
BREAKING NEWS

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam dërguar drejtuesëve të policisë

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam
x
BREAKING NEWS

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë: U shërben interesave të pronarëve, përfshirjen e medias me krimin

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas asimilimit të PD-së

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?" Klodiana përplaset keq me Ramën: Nëse nuk më lë ta shpjegoj le ta mbyllë ekranin moderatorja, kjo është jeta e neveritshme

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?"
x
BREAKING NEWS

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që kanë dashur të përcjellin autorët

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt
x

Kultura

Margariti: Pjesa më e madhe e punimeve në muret fortifikuese në kalanë e Ishmit kanë përfunduar

Margariti: Pjesa më e madhe e punimeve në muret fortifikuese në

Kalaja e Ishmit është një nga sitet e trashëgimisë kulturore, që po restaurohet në kuadër të programit “EU4Culture”. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se pjesa më e madhe e punimeve në muret fortifikuese kanë përfunduar. “E ndërtuar në vitet 1572-1574, rrënojat e saj u shpallën monument i kategorisë I në vitin 1977. Përballë hyrjes së kalasë ndodhet varri i piktorit të famshëm shqiptar, Ibrahim Kodra. Kalaja po i nënshtrohet restaurimit falë projektit EU4Culture, të financuar nga BE dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës. Pjesa më e madhe e punimeve në muret fortifikuese kanë përfunduar dhe restaurimi po vazhdon me konsolidimin e terrenit dhe peizazhit në brendësi të kalasë”, shkruan Margariti në rrjete sociale. Në pjesën lindore të kalasë, pjesë e bashkisë Durrës, mund të shohësh pllajën e Ishmit dhe malet Krujë-Dajt ndërsa në perëndim, deltën e lumit Ishëm, kepin e Rodonit dhe një pjesë të bregut të detit Adriatik. Për shkak të pozicionit të saj strategjik, kalaja ka shërbyer si një bastion i rëndësishëm i mbrojtjes osmane. E ndërtuar në vitet 1572-1574, ajo u përdor gjerësisht nga ushtria osmane për të kontrolluar dhe mbrojtur rrugët nga kryengritësit dhe për të parandaluar tregtinë e paligjshme me Republikën e Venedikut. Kur Perandoria Osmane u shpërbë, kalaja u braktis. Vlen gjithashtu të theksohet se përballë hyrjes së kalasë ndodhet varri i piktorit të famshëm shqiptar, Ibrahim Kodra. Një hapësirë e vogël, por me shumë histori! Projekti “BE për Kulturën” është një nga projektet më të mëdha të trashëgimisë kulturore, i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE), me një buxhet të përgjithshëm prej 40 milionë euro dhe zbatohet nga UNOPS në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Kulturës. Ky projekt shtrihet në të gjithë territorin e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, 2019. Krahas restaurimit, projekti do të investojë në rigjallërimin e siteve të përzgjedhura të trashëgimisë kulturore, duke përfshirë përmirësimin e shërbimeve dhe të kushteve të sitit.