
E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-Austri, një simpozium në MHK

Shkruar nga SOT.COM.AL 4 Mars 2023

Në kuadër të 110-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona, Muzeu Historik Kombëtar dhe Ambasada e Austrisë në Tiranë organizuan simpoziumin me temë “110 vjet njohje diplomatike dhe miqësi Shqipëri - Austri”. Simpoziumi u çel me një fjalë përshëndetëse nga dr. Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar dhe z. Karl Bauer, menaxher i projekteve të artit. Në vijim dr. Dorian Koçi mbajti kumtesën: “Historik i shkurtër i interesimit Austriak për Shqipërinë”. Ndër të tjera dr. Koçi tha "Shqipëria dhe Austria ndajnë një miqësi të hershme. “Interesi Austriak në kufirin e veriut të Shqipërisë, e kishte origjinën e vet në kultusprotektorat-protektorati fetar të Perandorëve Habsburg mbi katolikët e veriut të Shqipërisë. Herët që në 1615 me Traktatin e Vjenës, Perandori i Shenjtë Romak fitoi të drejtën të kujdeset për mirëqenien e popullsisë katolike të Perandorisë Otomane. Ndërsa teorikisht kjo e drejtë nuk ishte e kufizuar vetëm në Veriun e Shqipërisë. Monarkia Dualiste ishte nga shtetet e para që njohur qeverinë e Vlorës dhe mbështeti Shqipërinë në Konferencën e Londrës (16 dhjetor 1912-29 korrik 1913)”, u shpreh dr. Dorian Koçi, që në vijim shtoi se marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Austrisë u vendosën që më 3 dhjetor 1913, kur Ministria e Punëve të Jashtme e atëhershme e Monarkisë Austro Hungareze vendosi të hapte tre konsullata në Shqipëri: Shkodër, Durrës dhe Vlorë. Në vijim prof. dr. Fehari Ramadani nga Universiteti i Tetovës mbajti kumtesën “Shqiptarët në politikën e jashtme të Austro-Hungarisë në fund të shekullit XIX”, prof. ass. Elena Kocaqi nga universiteti “Aleksandër Moisiu” mbajti kumtesën “Një historik i shkurtër i kontributit austriak në Pavarësinë e Shqipërisë dhe marrëdhëniet me elitën shqiptare gjatë Luftës së Madhe" dhe prof. dr. Ylber Sela, Drejtor i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës Shqipe në Maqedoninë e Veriut mbajti kumtesën “Organizimi i studentëve shqiptarë në Austri”.
Më të lexuarat


Andi Tepelena: Ministria e Kulturës mungesë transparence me projektet, nuk dihet se sa është fondi, mungon një analizë dhe një politikë që të jetë e qartë

Çmimi “Lumo Skëndo”, juria mblidhet për prurjet e vitit 2022

“Dasma e hatashme”, komedia që ka bërë sukses kudo ku shkon, në datat 1, 2, 3 prill do të jetë në teatrin “Petro Marko”, Vlorë

Ekspozita “Europa ime” me punimet e artistëve të rinj nga Shqipëria dhe Kosova

Teatri Kombëtar sjell në skenë premierën absolute “Orfeu zbret ne ferr” të autorit Tennessee Williams

ASA bashkëpunim me Shoqatën Akademike të Shqiptarëve për Shkencë dhe Art me qendër në Tetovë

Ministria e Kulturës financon këtë vit 186 projekte në art dhe kulturë, ndërsa në “Fondin e artizanit” janë 38 fitues

Festivali ndërkombëtar i vokalit operistik “Marie Kraja”, edicioni i 19-të me 16 konkurrentë

Shqipëria pjesë e “First Kings of Europe”, objekte të trashëgimisë prehistorike në ekspozitën ndërkombëtare në SHBA dhe në Kanada

Çmimi “Nderi i festivalit” për Ansamblin Popullor në Vitie
