Mbrëmja letrare me poetin, dramaturgun dhe fotografin arbëresh Mario Caliva prezantoi për të pranishmit krijimtarinë e tij. Në fokus të mbrëmjes ishte monologu “Nostalgjia” nga Mario Caliva. Ky monolog synoi të paraqesë në mënyrë imagjinare dhe nën një këndvështrim dramaturgjik, nostalgjinë dhe ndjenjat që përjetuan arbëreshët teksa u larguan nga Shqipëria në disa valë eksodesh, që zënë fill prej gjysmës së dytë të shekullit XV. Aktiviteti u çel me fjalën përshëndetëse të drejtoreshës së Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët prof. Diana Kastrati, e cila theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti. Më pas fjalën përshëndetëse e mori z. Alessandro Ruggiero që theksoi lidhjen e fortë që përfaqësojnë arbëreshët, si një urë mes dy vendeve, Italisë dhe Shqipërisë. Më tej fjalën e mori studiuesja e QSPA-së, dr. Jolanda Lila e cila theksoi meritat e autorit në përcjelljen e poezisë së tij, si pasardhës i figurave të rëndësishme të letërsisë arbëreshe. Ajo theksoi veçantinë dhe risinë e poezisë së autorit në planin formal dhe planin përmbajtësor në krijimin e një tradite të re në letërsisë. Ndryshe nga poezia e traditës që idealizon botën arbëreshe, poezia e Caliva-së e trajton universalitetin e aktualitetit arbëresh duke të shpjerë drejt botës arbëreshe dhe pasuruar njëkohësisht edhe poezinë arbëreshe, por edhe atë shqipe. Poeti Mario Caliva në hyrje të seancës hapëse të monologut trajtoi lidhjen ndërmjet konceptit nostalgjia dhe diasporës. Ai trajtoi rolin e letërsisë si një urë lidhëse në solidaritetin ndërbreznor. “Të shkruash do të thotë të ekzistojë një popull, në rastin e arbëreshëve dhe një pjesë e historisë së arbëreshëve përkon me historinë e Shqipërisë. Të qënit shkrimtar të ofron një liri të madhe, pa ndjekur rregullat që kufizojnë filologun apo historianin, por kjo ndodh nëse qëllimi letrar është i qartë, duke ruajtur një lloj koherence brenda fakteve historike”, tha autori. Mbrëmja letrare u zhvillua në ambientet e Europe House, nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë