Mbrëmja poetike “Çdo unazë më del nga gishtat” erdhi me krijimtarinë të autoreve gra e vajza të trojeve shqiptare. Qendra për Hapje dhe Dialog shprehet se ajo erdhi me aq muzikalitet si ndërthurje e interpretimit të aktorëve të mirënjohur Ndriçim Xhepa dhe Kristaq Skrami, shoqëruar nën tingujt e kompozitorit Aulon Naçi në piano. “Poezia ka një aftësi unike për të nxitur emocionet tona, për të sfiduar perceptimet dhe për të na sjellë më pranë njëri-tjetrit. Publiku artdashës u zhyt në një botë ku gjuha shqipe kërceu në skajin e imagjinatës me pjesë nga krijimtaria e: Natasha Lako, Rita Petro, Flutura Açka, Luljeta Lleshanaku, Ledia Dushi, Mimoza Ahmeti, por edhe Flora Brovima nga Kosova, Lindita Ahmeti nga Maqedonia e Veriut, e Lumnije Hoxha nga Mali i Zi, etj”, thuhet nga Qendra për Hapje dhe Dialog për këtë mbrëmje që u zhvillua në hapësirat e saj më 27 qershor në bashkëpunim me artisten Rozeta Feri. Kjo mbrëmje që u zhvillua në COD vjen në vijim dhe të tjerë aktiviteteve që janë zhvilluar gjatë kësaj kohe, e mes tyre nuk kanë munguar dhe ato që i janë kushtuar librit dhe krijimtarisë së autorëve të ndryshëm. Qendra për Hapje dhe Dialog- COD pranë kryeministrisë u hap për herë të parë për publikun në korrik të vitit 2015. Qendra për Hapje dhe Dialog- COD ka disa hapësira dhe secila prej tyre funksionon në bazë të një kalendari, ku zhvillohen ekspozita, prezantime librash, bashkëbisedime dhe ceremoni protokollare, projeksione filmash, forume diskutimesh, etj.
Dasmë së shpejti? Sara dhe Bardhi tregojnë planet për të ardhmen
Në një intervistë Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi kanë folur për herë të parë për jetën e tyre private, tani...
Lexo më shumë