Komedia “Ëndrra e një nate vere” është nga më të bukurat e Shekspirit. Me regji nga Driada Dervishi dhe në role aktorët e teatrit “Aleksandër Moisiu”në Durrës, komedia është përfaqësimi i Shqipërisë në festivalin ndërkombëtar të teatrit “PrizrenFest”. Qyteti historik e kulturor i Prizrenit, për herë të parë realizon festivalin ndërkombëtar të teatrit në ambient të hapur. Prej datës 31 korrik deri më 4 gusht, sjell artistë nga vende të ndryshme të rajonit dhe Evropës si: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja, Turqia, Italia, Rumania dhe Franca. Me rol në komedi aktorja e njohur e teatrit Mimoza Marjanaku thotë se trupa e teatrit “Aleksandër Moisiu” është e ftuar në “PrizrenFest”. Ajo tregon se komedia shkon në këtë festival pas disa sukseseve më parë. “Shqipëria në këtë festival përfaqësohet nga trupa jonë me komedinë “Ëndrra e një nate vere” të Shekspirit, nga më të bukurat vepra të tij. Kjo komedi shkon në festival pas suksesit, që pati në amfiteatrin e Durrësit. Natyrisht është një eveniment i rëndësishëm, që na jep jo vetëm kënaqësi, por dhe përgjegjësi për të qenë një konkurrim dinjitoz”, tregon Marjanaku. Aktorja Mimoza Marjanaku është e njohur për publikun me aktivitetin e saj artistik në teatër. Me role të ndryshme në skenëështë nga emrat e dashur për publikun, por këtë herë ajo tregon se vjen me dy role në komedinë e Shekspirit. “Unë nëkëtë komedi luaj dy role. Titania- mbretëresha e zanave dhe Hipolita- gruaja e Tezeut tëmadh dhe kam partner Romir Zallën në të dyja rolet. Titulli i komedisë e qartëson publikun për brendinë e veprës. Më pëlqen të rithem e rithem atë që ka thënë Shekspiri: “Ne tëgjithë përbëhemi nga e njëjta lëndë si ëndrra dhe jeta jonë zgjat sa ç’zgjat njëëndërr”. Pra le tëëndërrojmë, por tëëndërrojmë bukur ama”, shprehet aktorja Mimoza Marjanaku.
Komedia dhe aktorët në role
Komedia “Ëndrra e një nate vere” përshtatur dhe vënë në skenë nga Driada Dervishi do të jetë nesër në mbrëmje nëKino Plato në Prizren. Në role janë Alesia Xhemalaj, Adelina Muça, Jaho Guma, Amos Zaharia, Romir Zalla, Andia Xhunga, Mimoza Marjanaku, Gentian Zenelaj, Suela Bako, Xhejni Fama, Marsel Rupi, Gjergj Doçi dhe Marvin Tafaj.E shkruar ndoshta në vitin 1595 ose 1596, “Ëndrra e një nate vere” është një nga komeditë e hershme të Shekspirit, por mund të dallohet nga veprat e tjera të këtij grupi duke e përshkruar si pjesë shoqëruese për ceremoni dasmash. Ndryshe nga pjesa më e madhe e veprave të tij (duke përfshirë të gjitha komeditë), në krijimin e kësaj historie Shekspiri nuk u mbështet drejtpërdrejt në ndonjë pjesë ekzistuese, poezi narrative, kronikë historike apo në ndonjë burim tjetër, por krijoi një pjesë vërtet origjinale.Vepra ndahet në disa linja, si dashuria, ëndrra, imagjinata të reflektuara në një mori personazhesh, plot intriga, dashamirësi, magji dhe fantazi.