Pas rolit Titania, Princesha e Zanave, aktorja Mimoza Marjanaku shprehet se do të jetë sërish në skenën teatrore në pjesën e dytë të sezonit artistik. Me dhjetëra role në skenë, aktorja ka ditur të gdhendë bukur personazhet që i janë besuar ndër vite gjatë karrierës së saj artistike, dhe me rolin më të fundit mori jo pak duartrokitje. Tashmë që sezonet artistike janë mbyllur, aktorja është në Itali së bashku me familjen e saj dhe siç pohon dhe vetë ndjehet shumë e lumtur pranë familjes së saj. “Momentalisht jam në Itali ku jeton familja ime, bashkëshorti dhe fëmijët. Nuk ka paqe më të madhe të ndodhesh në shtëpi mes njerëzve që të japin dhe u jep dashuri pa kushte. Para disa ditësh në shtëpinë time u mblodhëm një grup miqsh e mikeshash shqiptarë dhe bëmë tifo për Elhaida Danin, dhe ishte një nga mbrëmjet më të bukura që kur kam ardhur këtu”, tregon aktorja. Këtë sezon pushimi, aktorja e sheh shumë të rëndësishëm për të, pasi i shërben për të rimarrë forcat me nisjen e sezonit të ri artistik, ku sigurisht ajo nuk do të mungojë në teatër. “Pauzat e mia pas shfaqjeve preferoj ti kaloj vetëm me familjen time. Vetëm kështu rimarr forcat”, pohon aktorja. Mes roleve në aktivitetin e saj artistik, me një rol interesant ajo u prezantua para publikut edhe në komedinë “Jo vetëm shtrirë bëj diçka” me regji të Kiço Londos.
Vende luksozë dhe poza s*ksi me bikini, destinacionet që kanë zgjedhur Vipat për pushime
Ditët e nxehta të verës kanë mbërritur dhe kush më mirë se VIP-at tanë dinë sesi t’i shijojnë. Jemi të...
Lexo më shumë