Mozaiku i ambientit qendror të Bazilikës Paleokristiane extra-muros në Elbasan është një nga mozaikët më të bukur të vendit tonë. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore shprehet se i datuar në shekullin V-VI, ky mozaik i realizuar me një teknikë të lartë, përmban motive gjeometrike, zoomorfe dhe njerëzore. “Ky mozaik qëndroi i hapur për vizitorët në kuadër të “Javës së Mozaikëve”, iniciativë e IKTK në bashkëpunim me DRTK-Korçë. Mozaiku dhe fragmentet e pikturës murale në muret e bazilikës, mbeten në fokusin e punës së IKTK”, thuhet nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. E njohur si Bazilika Paleokristiane extra-muros në Elbasan, në të janë gjetur shtresa të një mozaiku në sipërfaqen e godinës dhe fragmente mozaiku parietal (mural). Ajo është e pozicionuar fare pranë qendrës së qytetit të Elbasanit dhe është një ndër monumentet më me vlerë të qytetit. Zbulimi i mozaikut u bë i mundur në gjysmën e parë të vitit 2007, gjatë gërmimeve të kryera në këtë bazilikë në një thellësi rreth 3 metra. Mozaiku ka një sipërfaqe prej 25 metrash katrorë, që gjendet në qendër të qytetit të Elbasanit, pranë një tjetër monumenti, siç është Rrapi i Bezistanit. Mozaiku, përveç dy figurave njerëzore, në përbërje të tij ka edhe elementë të tjerë të cilët përmbajnë skemën e përjetësisë. Poshtë këtij mozaiku fshihet një bazilikë e shekullin V, që përbëhet nga shumë elementë arkitektonikë, mes të cilëve vlen të veçohet mozaiku dhe afresket. Bazilika Paleokristiane e Elbasanit është monument kulture i kategorisë së parë.
Do jetë pjesë e BBV4? Këngëtarja e njohur habit fansat: Propozimi më është bërë…
Këngëtarja e dashur për publikun, Era Rusi, ishte mbrëmë e ftuar në emisionin “Top Arena”, Top Channel. Ajo është vënë...
Lexo më shumë