Një koncert special i duos italiane "Musica Nuda" erdhi në mbrëmë në skenën e Teatrit të Operas. Në prag të festës Kombëtare të Italisë, publiku i kryeqytetit pati rastin të shijojë një revolucion të vërtetë muzikor të krijuar nga dy artistët Petra Magoni dhe Ferrucio Spinetti. I mundësuar nga Instituti Italian i Kulturës, koncerti përcolli muzikën xhaz, pop, apo soul, vetëm nëpërmjet zërit të artistes dhe kontrabasit. “Ne marim muzikën, këngët dhe e zhveshim atë nga të gjithë elementët e tjerë instrumental. Muzika jonë përbehet vetëm nga zëri i Petras dhe kontrabasi im. Ne këtë e quajmë muzikë moderne", u shpreh Ferruçio Spinetti- kontrabas. “Musica Nuda” është një duo e krijuar në vitin 2003 nga një rastësi. Tashmë të dy artistët performojnë koncertet e tyre në shumë skena të Italisë, por edhe botës. E veçanta e këtij grupi është se muzika vjen e vërtetë, gati intime dhe ka aftësinë të depërtojë në një mënyrë shumë të gjallë tek publiku. Koncerti "Musica Nuda" i cili vjen për herë të parë në Tiranë, është një nga ngjarjet më të rëndësishme të aktiviteteve kulturore italiane në Shqipëri.
Si u njoh Princeshë Diana me Mbretin Charles III?
Mbretëresha e Zemrave, siç e quanin, më 1 Korrik do të festonte ditëlindjen e saj të 63-të, po të mos...
Lexo më shumë