Muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi” në Shkodër në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve e vizituan 389 vizitorë. Kjo bëhet me dije nga vetë muzeu që thotë se kjo shifër është më e lartë se një vit më parë. “18, maji, ndryshe prej viteve të tjera shënoi një super rekord vizitueshmërie të muzeut me një numër total 389 vizitorësh, shifër kjo disa herë më e lartë se në vitin 2023. Punëtoria, “Magjia e fotografisë”, punëtoria “Manjikana: Frymëzim nga kultura japoneze”, vizita e guiduar në ekspozitën e Dinastisë Marubi, performanca muzikore me violinë dhe piano nga studentët e Universitetit të Arteve të Tiranës dhe shfaqja “Vjetërsina veneciane nga At Zef Valentini dhe Gegë Marubi” me video mapping në fasadën e muzeut, janë rezultati i një impakti që krijoi programi intensiv i ngjarjeve të koordinuara mes institucioneve të artit dhe trashëgimisë në gjithë Shqipërinë”, thuhet nga muzeu në faqen e tij. Punëtoria “Magjia e fotografisë” që u zhvillua në muzeun “Marubi” synoi të eksplorojë teknika të ndryshme të manipulimit të fotografive, si krijimi i kolazheve përmes transferimit të imazheve nga një sipërfaqe në tjetrën, me anë të solucioneve të thjeshta. “Magjia e këtij procesi qëndron në atë se si imazhi i transferuar i ngjan më shumë një vizatimi sesa një fotografie. Përveç nxitjes së krijimtarisë dhe kënaqësisë, fëmijët njihen edhe me arkivin e muzeut”, thuhet nga muzeu. Muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” mban në arkivin e tij rreth 400,000 negativë në pllaka xhami, të organizuar në mënyrë të përkryer dhe të klasifikuar sipas vitit të shkrepjes dhe përmbajtjes së fotografisë. Në dy katet e muzeut mund të shihën edhe studiot e fotografit të famshëm, Pietro Marubit, dhe pasardhësve të tij. Ishte Pietro Marubi, azilanti politik italian, ai që hapi këtë godinë si studion e tij të re. Pas vdekjes së tij, studion e trashëgoi nxënësi i tij shqiptar e më pas fëmijët e nxënësit, të cilët mbajtën të gjallë dinastinë e familjes Marubi.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë