Muzeu “Onufri” dhe Etnografik në Berat nga janari deri në shtator u vizituan nga 41595 vizitorë. Kjo bëhet me dije nga Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat, që shprehet se shtatori muaji është më i mirë i vitit. “Gjatë këtij muaji në muzeun e ikonografisë “Onufri” dhe muzeun Etnografik patën numër të lartë prej 10716 vizitorësh kryesisht të huaj, që rezulton të jetë 15 për qind më i lartë se shtatori i vitit 2019 dhe 141 për qind më i lartë se shtatori i vjetshëm. Ndërsa në periudhën janar – shtator muzetë e Qendrës Muzeore Berat patën nga 41595 vizitorë vendas dhe të huaj”, thuhet nga QKMB që ka ndarë dhe imazhet e vizitorëve në muze. Qendra Muzeore Berat është institucion i specializuar dhe arkivor me status “muze kombëtar” në varësi të Ministrisë së Kulturës me seli në qytetin e Beratit, e cila administron muzeun ikonografik “Onufri” dhe muzeun Etnografik. Muzeu i ikonografisë “Onufri” dhe muzeu Etnografik mbledhin ruajnë dhe promovojnë koleksione me vlerë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të qytetit të Beratit dhe zonës përreth. Berati ka qenë një qendër e rëndësishme e zhvilluar sidomos në shek XVII, një vend ku u grumbulluan, u prodhuan dhe u ruajtën vlera të rëndësishme të cilat janë thesare të vërteta të kulturës kombëtare. Muzeu “Onufri” është organizuar në ambientet e kishës “Fjetja e Shën Marisë”, në Kalanë e Beratit, prej 27 shkurtit të vitit 1986. Muzeu mban emrin “Onufri”, kushtuar kryemjeshtrit të pikturës ikonografike shqiptare në shekullin e XVI. Katedralja sipas mbishkrimeve që mbart rezulton të jetë rindërtuar në vitin 1797 mbi themelet e një kishe më të vjetër të periudhës bizantine. Ajo përfaqëson një nga arkitekturat më tipike pas-bizantine në qytetin e Beratit. Muzeu Etnografik ndodhet, në zonën e mbrojtur shume pranë qendrës historike (lagjeve Mangalem, Kala). Ai është përshtatur në vitin 1979 në një banesë tradicionale të qytetit.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë