Aktorja Luli Bitri është nderuar me një tjetër çmim në Itali për rolin e luajtur në “Dimmi che destino avrò”. I fundit në kohë, çmimi i marrë në Napoli më 25 maj në kuadrin e edicionit XIII të Festivalit Napoli Cultural Classic, kushtuar Ekselencave në kulturë, art, kërkim shkencor e teknologji që kanë spikatur për aftësitë e tyre krijuese e humane. Luli Bitri vlerësohet me çmimin “Napoli Cultural Classic” për Kinematografinë me motivacionin “sepse në karrierën e saj si aktore zgjedh linjën e angazhimit social e jep prova të larta interpretimi, duke shprehur me natyrshmëri dhe thjeshtësi artin e madh. Sepse ka ndërtuar me forcë imazhin e saj si grua në kulturën shqiptare dhe është futur me guxim në kinematografinë italiane”. Para këtij çmimi, aktorja e njohur është vlerësuar me dy të tjerë për rolin e luajtur për rolin e Alinës në “Dimmi che destino avrò” të regjisorit Peter Marcias. Në Busto Arsizio Film Festival Luli Bitri është vlerësuar me çmimin Aktorja më e mirë, ndërsa në Cagliari, shoqata “Donne al Traguardo” i ka dhënë çmimin special “Sorellanza 2013”.
Si u njoh Princeshë Diana me Mbretin Charles III?
Mbretëresha e Zemrave, siç e quanin, më 1 Korrik do të festonte ditëlindjen e saj të 63-të, po të mos...
Lexo më shumë