BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x
BREAKING NEWS

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi Rama ndërroi Damir Fazlliçin e Sali Berishës me manjatin e “Shoqërisë të Hapur”

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi
x
BREAKING NEWS

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të tjera për Portin e Durrësit, ja gjobat që do të paguajnë shqiptarët për kapriçot e Edi Ramës, gazetari italian fut në “zgrip” kryeministrin

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të
x
BREAKING NEWS

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë në “rrjetën” e SPAK, gazetari i njohur zbardh prapaskenat dhe tregon kush po e bllokon arrestimin e Ilir Metës, ja faktet që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e “21 janarit”

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë
x

Kultura

Në skenën e TKOB do të ngjiten 200 artistë për operën “Carmen”, që do të vijë me regji nga Giandomenico Vaccari me një koncept të ri

Në skenën e TKOB do të ngjiten 200 artistë për

Opera “Carmen” një nga shfaqjet më të bukura të historisë së artit botëror, ku në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të ngjiten 200 artistë. Orkestra Simfonike, Solistët dhe Kori i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të jenë ata që do të sjellin operën “Carmen” të kompozitorit francez Georges Bizet, nën dirigjimin e maestros Dian Tchobanov, me regji nga Giandomenico Vaccari, dhe asistencën e Ada Gurrës. Opera “Carmen” do të jetë në skenë përgjatë datave 8-9-10-11 dhjetor në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku institucioni ka ndarë në faqen e tij dhe momente nga puna me këtë vepër operistike. TKOB shprehet se kjo vepër vjen në skenë me një koncept të ri. “200 artistë do të ngjiten në skenë për të sjellë për publikun një nga shfaqjet më të bukura të historisë së artit botëror. “Carmen” do të vijë nën regjinë e Giandomenico Vaccari, me një koncept të ri, krejtësisht novator si në skenografi, ashtu edhe në rolet e personazheve”, thuhet nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit.  Vepra operistike nga kompozitori francez Bizet do të jetë në skenë në katër mbrëmje me dy kaste mjeshtërore artistësh si Vikena Kamenica, Ivana Hoxha, Carlos Cardoso, Denis Skura, Armando Likaj, Artur Vera, Renisa Laçka, Nina Muho e shumë profesionistë të tjerë në role të ndryshme. Dirigjent kori Dritan Lumshi, koreografia nga Enada dhe Gerd Vaso, kori i zërave të bardhë- drejtuese Sonila Baboçi, koncertmaestër Ingrid Pulizo, Igli Rrapaj dhe Thanas Paskali.

“Carmen” në skenë

Opera “Carmen”, drama e jetës së një gruaje e cila sfidoi rregullat shoqërore dhe shpërfilli traditat e asaj kohe do të hapë kalendarin artistik të muajit dhjetor, me ariet magjepsëse të kompozitorit Georges Bizet. Historia në operën “Carmen” fillon në qytetin e Seviljes, ku një ushtar fisnik, Don Jose, takon Carmen-in, një vajzë pasiononte dhe e lirë, e cila provokon ndjenjat e Don Jose-s, duke pasuar një zinxhir ngjarjesh që do të tronditin rregullat shoqërore dhe do të çojë në fatin e keq të të dy protagonistëve. Premiera e parë e operës “Carmen” është shfaqur në Operan Komike në Paris në 3 mars të vitit 1875. “Carmen” është një opera me katër akte nga kompozitori francez Georges Bizet dhe libret të shkruar nga Henri Meilhac dhe Ludovic Halévy. Subjekti i kësaj opere është marrë nga novela me të njëjtin titull e Prosper Merimée. Georges Bizet u lind në 25 tetor të vitit 1838. Përveç periudhës në Romë, Georges Bizet (1838-1875) jetoi gjatë gjithë jetës së tij në Paris. Kompozitori francez Bizet ia kushtoi jetën e tij të shkurtër teatrit muzikor. Opera “Carmen” që do të jetë katër mbrëmje gjatë muajit të fundit të vitit në skenë vjen në vijim dhe të tjera operave që janë shfaqur gjatë sezonit artistik në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Pas kësaj vepre që do ngjitet nesër në mbrëmje në skenën e TKOB për publikun në vijim do të ketë dhe të tjera shfaqje.