BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Kultura

Nesër dhe pasnesër “Elektra” e Teatrit Shëtitës me aktorë të mrekullueshëm në teatrin “Skampa” të Elbasanit

Nesër dhe pasnesër “Elektra” e Teatrit Shëtitës

“Elektra” me regji nga Kiço Londo një shfaqje sipas tekstit të Sofokliut për dy mbrëmje shfaqet në skenën e teatrit “Skampa” në qytetin e Elbasanit. Nesër dhe pasnesër në mbrëmje “Elektra” vjen për publikun me aktorë të mrekullueshëm. "Elektra" e Teatrit Shëtitës "Çajupi", sipas tekstit të Sofokliut na tregon historinë e Elektrës, fëmijë i etur dhe e paduruar, e cila kërkon hakmarrje për vrasjen e babait të saj. Përmes temave të drejtësisë, familjes dhe hakmarrjes, shfaqja thuhet në shpjegimin rreth saj eksploron pasojat e zemërimit të pakontrolluar dhe fuqinë e faljes. “Shfaqja është një tërbim emocional dhe fizik. Moderniteti vjen jo nga teknologjia e lartë, por nga primitiviteti ekstrem dhe ambicioz. Trupa e shkëlqyer e aktorëve sjellin një magji të konsiderueshme dhe elektrizuese”, thuhet për shfaqjen. Përkthimi i Loreta Pleqit në vepër është interesant dhe performues. Një ekip në shfaqje mjaft i përkushtuar dhe i aftë të përballojë testin e rrezikshëm të Sofokliut. Shfaqja që do të jetë në mbrëmjet e datave 28 dhe 29 maj në teatrin e Elbasanit më parë ishte dhe në Kavajë. Aktorë në role janë Laura Nezha, Alert Çeloaliaj, Gladiola Harizaj, Denisa Demaj, Engëll Hoxha, Redjan Mulla, Kevin Rrapaj, Medi Gurra, Asiana Koka, Melisa Manuka, Suela Prendi, Greta Baci.

“Elektra” që vjen në skenë me lojën moderne dhe goditëse të aktorëve

Vepra teatrore "Elektra" me regji nga Kiço Londo që ishte premiera e parë e Teatrit Shëtitës “Çajupi” për këtë vit, pas suksesit në teatrin e Durrësit po vijon rrugëtimin në skena të ndryshme. Duartrokitjet e gjata të spektatorit në fund të shfaqjes “Elektra” konfirmojnë ndjeshmërinë ndaj shfaqjes, e cila kulmon me lojën moderne dhe goditëse të aktorëve. Përtej teatrit, përtej letërsisë, përtej hakmarrjes “Elektra” e Teatrit Shëtitës synon të flasë për një shoqëri ku gjërat janë përmbysur keq dhe në mënyrë të rrezikshme. “Bota e krimit dhe korrupsionit është një vend i turbullt, i paqartë, për të cilin ne të vdekshmit kemi natyrshëm dyshime dhe frikë. Kjo paqartësi është shfrytëzuar në mënyrë të përsëritur në shfaqjen “Elektra” e Sofokliut, të Teatrit Shëtitës “Çajupi”, për të paraqitur personazhe që përjetojnë një gamë të gjerë emocionesh dhe për të theksuar ironinë e situatës së tyre. Komploti i tragjedisë kthehet në temën e zhvillimit të të vdekurve të gjallë, pasi një Orestes i supozuar i vdekur kthehet papritur i gjallë, me ndihmën e mundshme të shpirtit të babait të tij. Ky është një realitet i zymtë. Një univers i mbytur në korrupsion dhe padrejtësi. Një botë antiheroike ku gjithçka është kthyer përmbys dhe rendi i gjërave është prishur në mënyrë të rrezikshme”, thuhet rreth materialit të teatrit. Në këtë botë, Elektra zgjedh të jetë e vetmja qelizë e ndërgjegjes së gjallë që nuk do të pushojë së denoncuari imoralitetin dhe hipokrizinë në përjetësi. Zëri i saj është një akt i guximshëm dhe dinamik i rezistencës aktive, që vazhdimisht shqetëson dhe kujton pandërprerë nevojën për të korrigjuar padrejtësinë e tmerrshme. Por fundi enigmatik dhe i papritur i tragjedisë nuk parashikon asnjë fund të lumtur, as për heroinën dhe as për pasionet e shtëpisë së saj. Sofokliu ishte njëri prej tre autorëve kryesorë të tragjedisë greke.