BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ku ndodhet lista me agjentë shqiptarë të UDB dhe KGB që mori me vete Bashkim Gazidede, pse Ilir Meta e Kryemadhi braktisën protestën e 20 shkurtit dhe arsyeja pse SPAK nuk po e çon pas hekurave Sali Berishën

Spartak Ngjela: Ja ku ndodhet lista me agjentë shqiptarë të UDB
x
BREAKING NEWS

Ja “bomba” që plasi Beqaj në SPAK për Ogerta Manastirliun, zbardhet “pika e errët” për të cilën po hetohet ish-ministrja, gazetarja nxjerr prapaskenat, brenda një muaji dosja e sterilizimit shkon në gjykatë

Ja “bomba” që plasi Beqaj në SPAK për Ogerta
x
BREAKING NEWS

SPAK skemë të re për të luftuar korrupsionin në nivele të larta, ja strategjia që agjentet e BKH do të ndjekin për të hetuar zyrtarët pas urdhrit të Ramës për të “bllokuar” dyert e zyrave dhe institucioneve

SPAK skemë të re për të luftuar korrupsionin në nivele
x
BREAKING NEWS

16 marsi reformë radikale e Edi Ramës në PS, ndryshime drejtuesish qarqesh dhe lëvizjesh të forta në qeveri pas thirrjes së Manastirliut në SPAK, Gonxhe “ylli në ngjitje” në Partinë Socialiste

16 marsi reformë radikale e Edi Ramës në PS, ndryshime
x
BREAKING NEWS

Aeroporti i Rinasit do të arrijë 10 milionë pasagjerë brenda tre vitesh, fluturime edhe në linjat transatlantike, flet drejtori i “TIA” dhe zbulon se “Kastrati Group” do të investojë 60 milione euro vetëm gjatë vitit 2024

Aeroporti i Rinasit do të arrijë 10 milionë pasagjerë brenda
x
BREAKING NEWS

Gati goditja surprizë ndaj zyrtarëve të korruptuar, SHBA sjell specialistët e OPTAD dhe prokurorët kroatë që arrestuan Sanaderin për të asistuar SPAK, një “peshk i madh” pritet të arrestohet

Gati goditja surprizë ndaj zyrtarëve të korruptuar, SHBA sjell
x
BREAKING NEWS

Edi Rama gati të braktisë qeverinë, nuk pranon mandat të katërt, ja arsyet pse kryeministri do largohet dhe kur do ta lërë postin

Edi Rama gati të braktisë qeverinë, nuk pranon mandat të
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri kallëzon në SPAK Ulsi Manjën, një prokuror dhe dy gjyqtarë, ja 3 veprat e rënda penale që kanë kryer, zbardhen detaje nga dosja, si po mbahet në burg pa ligj “tmerri i italianëve” 

Idajet Beqiri kallëzon në SPAK Ulsi Manjën, një prokuror dhe
x

Kultura

Nis sot Panairi i Librit në Tiranë, 95 ekspozues në edicionin e 26-të

Nis sot Panairi i Librit në Tiranë, 95 ekspozues në edicionin e

Panairi i Librit nis sot në Tiranë dhe do të shoqërohet me një sërë aktivitetesh. “Libri na bashkon të gjithëve” kjo është motoja e edicionit të 26-të të Panairit të Librit, që nis këtë të mërkurë në Pallatin e Kongreseve. Këtë vit në panair do të jetë pjesëmarrja e 95 ekspozuesve, shtëpi botuese, institucione të arsimit të lartë dhe të tjera që punojnë me librin. Një ditë më parë kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë Petrit Ymeri u shpreh se panairi është aktiviteti më i madh kulturor në vend, jo vetëm libror. Sipas tij kosto e panairit kap shifrën e 200 mln lekëve të vjetra. “Ky është Panairi i 26-të, është aktiviteti më i madh kulturor në Shqipëri, jo vetëm libror. Kostoja e këtij panairi për këtë vit është 200 milionë lekë. Ne stimulojmë që gjatë këtyre ditëve të ketë ulje të paktën në 20 për qind”, shprehet Ymeri. Një ditë para nisjes së panairit, Petrit Ymeri kreu i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë që është edhe organizatorja e ngjarjes më të madhe vjetore të librit në vendin tonë tha gjatë një konference se do të ketë dhe të ftuar specialë. “Do të kemi shumë shkrimtarë nga Shqipëria, Kosova, por do të kemi edhe të huaj. Nga këta të fundit më i shquari është Lilian Thuram, futbollist i jashtëzakonshëm, por ai këtë radhë vjen në kostumin e shkrimtarit. Pastaj vlen të përmendet Ilide Carmignani, një personalitet i letërsisë, jo vetëm italian, por edhe evropian”,u shpreh Ymeri. Këtë vit në panair marrin pjesë shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, etj. Nesër në ditën e dytë të panairit, Shoqata e Botuesve organizon një seminar rreth problemeve të përkthimit të letërsisë për fëmijë dhe adoleshentë në shqip. Në këtë seminar është e ftuar edhe një përkthyese italiane, konsulente editoriale e Sallonit të Librit në Torino, përkthyese e Bolanos dhe Markezit dhe organizatore e seminareve me këtë temë, Ilide Carmignani. Panairi do të shoqërohet me një sërë aktivitetesh promovuese, ndërsa në 19 nëntor do të ndahen edhe çmimet e përvitshme nga juria.

 

Më të lexuarat