Pas ndalesës në Shkup dhe në Manastir, ekspozita dokumentare dhe fotografike “Një Komb, një ABC” përfundoi turin e saj shëtitës në një tjetër qendër të shqiptarisë, në Prishtinë. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK), prezantoi në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës, ekspozitën që nxjerr në pah përpjekjet për standartizimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm drejtori i përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, kryeshefi i ASHAK-ut, Bislim Bislimi, zëvendësambsadorja e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, Pranvera Dibra, përfaqësues të tjerë të trupit diplomatik shqiptar në Kosovë, përfaqësues të institucioneve homologe dhe qytetarë. Në fjalën e mbajtur, Bido nënvizoi se Kongresi i Manastirit dëshmoi largpamësinë e elitës politike dhe kulturore të kohës, si edhe vlerat europiane të shqiptarëve. “Është kënaqësi që gjendemi bashkë, si çdo vit, për të festuar ditët e nëntorit tonë”, u shpreh kreu i DPA-së ndër të tjera. Bido u ndal dhe tek Kongresi i Drejtshkrimit, duke vlerësuar se në vazhdën dhe në shembullin e Kongresit të Manastirit, në vitin 1972, shqiptarët u bashkuan nga mbarë trevat për të vendosur standartin e gjuhës shqipe. “Kongresi i Drejtshkrimit është rrjedhojë e Kongresit të Manastirit. Ndodhi në ditë të zeza për vendin, nga një regjim komunist, por që bëri një ‘akt të bardhë’, standartizimin e gjuhës shqipe”, tha Bido. Në fjalën e tij, homologu Bislimi foli për peshën e Kongresit të Manastirit, që kurorëzoi vargun e përpjekjeve të disa dekadave të rilindasve. Mes materialeve të AQSH-së të përzgjedhura për ekspozim, gjendeshin materiale si: foto të anëtarëve të Komisionit për Çështjen e Alfabetit; ndërtesa ku zhvilloi punimet Kongresi i Alfabetit në Manastir; vendimet e Komisionit për Çështjen e Alfabetit me nënshkrimet e Komisionit dhe të delegatëve; kujtime të Parashqevi Qiriazit për zhvillimet e punimeve të Kongresit të Manastirit. DPA shprehet se ky aktivitet u zhvillua me rastin e 115-vjetorit të punimeve të Kongresit të Manastirit.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë