Muzeu Etnografik i Elbasanit do të restaurohet. Drejtoria Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë është në proces të përditësimit dhe miratimit të projektit “Restaurimi i Muzeut Etnografik” në qytetin e Elbasanit, për të cilin Bashkia Elbasan ka miratuar fondin për restaurimin e godinës të rëndësishme për historinë dhe kulturën e qytetit. Drejtoria Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë shprehet se muzeu Etnografik i Elbasanit ndodhet në një shtëpi karakteristike me çardak e ndërtuar në shekullin XVIII-të. “Shtëpia është shpallur Monument Kulture i Kategorisë së I-rë në 15 janar 1963 duke u dalluar për arkitekturën e veçantë dhe ndër më të bukurat në llojin e vet në trevën e Elbasanit”, thuhet nga DRTK. Muzeu përmban dy kate, ku kati i parë dikur ka shërbyer si magazinë për rezervat ushqimore dhe kati i dytë për banim. Pas shpalljes së tij si muze në vitin 1986, kati i parë u përdor për ekspozimin e historikut të qytetit dhe zejeve të trevave të Elbasanit, ndërsa kati i dytë u konceptua në mënyrë të tillë për të reflektuar mënyrën e jetesës, traditat, veshjet dhe pasurinë etnografike dhe kulturore të qytetit dhe trevave përreth, duke treguar nivelin e zhvillimit ekonomik të qytetit në atë kohë dhe duke shërbyer si dëshmi e gjallë e historisë së qytetit. “Parashikimi për ndërhyrje restauruese të muzeut është hap i rëndësishëm për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të qytetit”, thuhet nga DRTK Korçë, që ka ndarë dhe foto të muzeut në faqen e saj.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë