Albanologu dhe studiuesi Jup Kastrati u kujtua në 100-vjetorin e lindjes përmes një veprimtarie kulturore. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit zhvilloi këtë veprimtari kulturore një ditë më parë, ku ishin të pranishëm dhe studiues të ndryshëm. Ky aktivitet u çel nga Prof. Emeritus Emil Lafe, i cili paraqiti kontributin e Prof. Jup Kastratit në studimet albanologjike, kontributin e tij për arbëreshët dhe ndau kujtime nga bisedat e zhvilluara mes kolegësh në kohë. Drejtorja e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli theksoi rëndësinë e zhvillimit të këtij aktiviteti në nder të Prof. Kastratit dhe tha që ky aktivitet do të pasohet nga të tjera aktivitete përgjatë këtij viti. Prof. Vjollca Osja u ndal në kontributin e prof. Kastratit në fushën e studimeve letrare, në veçanti mbi kontributin e Kastratit në studimin filologjik të Mjedës. Studiuesja Jolanda Lila u ndal në kontributin dhe veprimtarinë shkencore të Prof. Jup Kastratit për studimet arbëreshe, në veçanti mbi transliterimin, transkriptimin dhe sjelljen për herë të parë në shqip të veprës Milosao të De Radës. Vajzat e tij Fatmira dhe Diana Kastrati, ndan me të pranishmit nismat e tyre private për dorëshkrimet, studimet dhe letërkëmbimet e atit të tyre me studiues të njohur në vend dhe të diasporës, si dhe nismën e krijimit të një fondacioni nën emrin e Prof. Jup Kastratit. Prof. Jup Kastrati (15 prill 1924-22 shtator 2003) lindi në Shkodër, më 15 prill 1924 në një familje shkodrane me mirëqenie ekonomike të lartë. Më 1942 studioi pak kohë në Liceun Shkencor “Galileo Ferraris” në Torino. Pas Çlirimit ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Tema e tij e diplomës mbrojtur 1958 titullohet: “Kontribute për studimin e Ndre Mjedës”. Mbrojti gradën Doktor i Shkencave Filologjike më 1982 me dizertacionin “Historia e gramatologjisë shqiptare” (1935- 1944) me 1500 faqe daktilografike. Më 1987 i është akorduar titulli Profesor (Professor Emeritus), në Këshillin shkencor të Universitetit të Tiranës.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë