BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Oltsen Gripshi: Është themelore dhe detyrë e ne historianëve dhe kuratorëve të dimë të ndajmë vlerat nga mediokriteti dhe amatorizmi në art

Oltsen Gripshi: Është themelore dhe detyrë e ne historianëve

Viti që lamë pas për artistin Oltsen Gripshi ishte me aktivitete të ndryshme në fushën e artit. Pjesëmarrje në ekspozita ndërkombëtare jashtë vendit, por dhe me ekspozita në Shqipëri. Në intervistën për gazetën “SOT” artisti Oltsen Gripshi tregon se fokusi për 2023 përveç ekspozita do të jetë dhe me botimin e disa monografive shkencore dhe vijimi i hulumtimeve në lëmin e artit. Oltsen Gripshi aktivitetin e tij si artist, estet dhe kurator e zhvillon midis Shqipërisë dhe vendeve të ndryshme nëpër botë, për të cilën është vlerësuar me çmime ndërkombëtare. Por ai thotë se roli i kuratorit në skenën e artit pamor, jo vetëm në Shqipëri, por gjithkund nëpër botë është themelor dhe thelbësor.Sipas tij, dhe për të qenë historian arti, pa mirëzotërimin e historisë së njerëzimit, filozofinë dhe antropologjinë nuk mund të merresh me historinë e artit.

-Muaji i parë i vitit ku artistët bëhen gati për projektet në vijim. Gjatë këtij viti në pjesën artistike, ku do të jeni i fokusuar?

E vërtetë janari është në një mënyrë, një lloj “rifillimi” drejt synimeve të reja për vitin e sapo nisur…do të ndalesha pak në vitin 2022, i cili nisi furishëm me pjesëmarrje nëpër ekspozita të shumta ndërkombëtare, duke ekspozuar në galeritë dhe muzetë kombëtar të artit bashkëkohor në vende të paimagjinuara më parë për mua, që arti im do të ekspozohej në këto vende! Vitin e sapo lënë pas e kam konsideruar si viti aziatik, pasi nisi me ekspozitën e parë në Akademinë Kombëtare të Arteve Lalit Kala në New Delhi të Indisë, për të vijuar më pas në Kinë, Korenë e Jugut, Iran, Filipine, Bangladesh, Irak, Jordani, Nepal, Malajzi, Tajlandë, Rusi dhe në disa vende të tjera të Evropës si: Turqi, Bullgari, Rumani, Spanjë, Itali, Lituani, si dhe në Egjipt, Etiopi e Argjentinë, duke kulmuar me përurimin e ekspozitës time vetjake “Errësirë” në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve të Sigurimit të Shtetit “Shtëpia me Gjethe”, në muajin maj dhe kurimin e Edicionit të XVI-të të Ekspozitës Kombëtare “Salloni i Vjeshtës”, në Galerinë e Arteve Pamore Shkodër në dhjetor 2022. Fokusi për vitin e sapo nisur përpos ekspozitave, do të jetë në botimin e disa monografive shkencore dhe vijimi i hulumtimeve në lëmin e historisë së artit shqiptar, që mbetet përparësi themelore për mua. Muaji mars vjen me kurimin e një ekspozite shumë të rëndësishme në Muzeun Historik Kombëtar, e cila ka të bëjë me 110 -vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Austri, ku pjesë e saj do të jenë 10 artistët më të njohur bashkëkohor të dy vendeve.

-Ju e keni mbrojtur formimin  artistik në Akademinë e Arteve të Bukura G.B Cignaroli në Verona dhe veprimtarinë artistike e keni zhvilluar edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, ku jeni nderuar me një sërë çmimesh ndërkombëtare. Ndërkohë së fundmi jeni pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar të Artit Bashkëkohor Busan 2023, Busan, Koreja e Jugut, po ashtu dhe në Bienalen e Parë Ndërkombëtare të Artit e Bagdadit. Me çfarë prezantoheni dhe sa kanë për ju rëndësi këto eveniment?

 Po, formimi im njihet tashmë që studimet universitare dhe pasuniversitare i kam kryer midis Italisë, Francës dhe Spanjës, ku dhe kam zhvilluar pjesën e parë të krijimtarisë time artistike, duke ekspozuar pikërisht në këto vende, si dhe me një doktoraturë në historinë e artit në Akademinë e Studimeve Albanologjike, Tiranë. Sakaq gjatë këtij janari isha i pranishëm në dy ekspozita tepër të rëndësishme ndërkombëtare të cilat, jo vetëm zgjerojnë hartën e ekspozimit të krijimtarisë time nëpër ekspozita të ndryshme të artit bashkëkohor nëpër botë, por mbi të gjitha më pasurojnë edhe mua njëherazi si artist dhe individ, duke u ndikuar nga kulturat e këtyre vendeve të largëta për antropo-fenomenologjinë tonë të të jetuarit e të të menduarit. Konkretisht pjesëmarrja ka qenë në Festivalin Ndërkombëtar të Artit Bashkëkohor Busan 2023, në Korenë e Jugut dhe në Bienalen e Parë Ndërkombëtare të Artit dhe Design në Bagdad të Irakut. Në të dyja këto ekspozita ndërkombëtare jam paraqitur me vepra konceptuale, ku në atë të Busanit kam ekspozuar veprën “Dumb night” dhe në Bienalen e Bagdatit ka ekspozuar veprën “Imago Mundi”.

-Çfarë mund të na thoni mbi rolin e kuratorit të një ekspozite, pasi së fundmi ju keni kuruar Edicionin e XVI-të të Ekspozitës Kombëtare “Salloni i Vjeshtës” në Galerinë e Arteve Pamore Shkodër?

Unë e kam shprehur qartazi edhe në intervista të tjera, që roli i kuratorit në skenën e artit pamor, jo vetëm në Shqipëri, por gjithkund gjetkë nëpër botë është themelor dhe thelbësor, pasi është ajo figurë qendrore për përshkrimin teorik të krijimtarisë së artistit, krijimin e një linjë të mirëfilltë ekspozimi të veprave në rastin e një ekspozite vetjake, apo të përbashkët dhe promovimin e vlerave të mirëqena që ky artist/të përfaqëson/jnë, shpërfaq/in në kontekstin e bashkëkohësisë tonë. Por, për të qenë kurator së pari do të duhet të kesh studiuar për të, sikundër kam bërë edhe unë, ashtu siç ndodh me çdo profesion tjetër, sepse kuratori është një profesion dhe jo thjeshtë një dëshirë, ku dikush zgjohet në mëngjes dhe thotë: - Unë jam kurator, siç në të vërtetë po ndodh rëndomtë sëfundmi në Shqipëri, ku kushdo bën gjithçka; edhe piktorin, edhe kuratorin edhe kritikun e për më tepër edhe historianin e artit! Një trend i rrezikshëm…– një qasje e tillë e papërgjegjshme sjell një kaos paaftësish, që çon në një degradim së pari të vetë artistit e për rrjedhojë të të gjitha atyre elementëve të sipërpërmendur e të artit pamor në tërësi, duke rënë preh e grackës së promovimit të pseudo “vlerave artistike”. Kujdes! Kuratori nuk është thjeshtë një emërtesë e re në fjalorthin e së tashmes tonë, sesa ai, që bën bashkë artistin, artin e tij në kontekstin historik, shoqëror, antropologjik dhe filozofik të kohës në të cilën ai jeton, duke evidentuar e shpërfaqur individualitetin artistik tek ai.  

- Sa i angazhuar jeni me pikturën?

 Piktura është tërësia ime si qenie njerëzore dhe si artist. Piktura për mua është ajo përmasë hyjnore, që më mbron nga çdo ligësi, intrigë dhe mllef i të tjerëve, duke i shndërruar ato në vetëbesim dhe shpërbërë më pas në ngjyra e imazhe mbi kanavacë. Një proces ky psikik-shpirtëror, i cili më bën të njëtrajtshëm me pikturën, sepse asgjë sesa piktura nuk është në gjendje të kuptojë e shpërfaqë misterin shumë përmasor të qenies që unë jam.

- Jeni autor i dhjetëra studimeve dhe pjesëmarrës në konferenca shkencore ndërkombëtare në fushën e historisë së artit, trashëgimisë kulturore dhe pedagogjisë. Çfarë mund të na thoni për këtë pjesë, sipas jush a abuzohet sot me “historian arti”?

Absolutisht po, e përshkrova edhe pak më sipër, që ashtu si kuratori edhe historiani i artit është një profesion dhe jo një dëshirë aty për aty për të qenë i tillë. Unë jam autor i shumë studimeve dhe konferencave shkencore brenda dhe jashtë Shqipërisë në lëmin e historisë së artit shqiptar e jo vetëm, trashëgimisë kulturore dhe pedagogjisë, ku në vitin 2022 jam vlerësuar me çmimin për studimin më të mirë të vitit nga International Academic Research Center në Universitetin e Kalabrisë, Itali. Formimi im profesional gërsheton dy aspekte, atë si artist krijues dhe si teoricien i artit, gjithmonë në gjurmim e riinterpretim të historisë së artit pamor shqiptar, duke e trajtuar atë të krahasuar me zhvillimet stilistike përtej Shqipërisë. Kjo, sepse në të kundërt nga çmendohet e shkruhet rëndomtë nën emërtesën “kritikë arti”, apo “histori arti” e një mori botimesh mbi artin në Shqipëri pa kurrfarë arsimimi në këtë fushë, e cila për hir të së vërtetës ndërthur bashkë tri elementë thelbësor për vetë ekzistencën si shkencë e historisë së artit: historinë e njerëzimit, filozofinë dhe antropologjinë. Pa mirë zotërimin e këtyre tri kolonave të dijes nuk mund dhe nuk duhet të guxosh të merresh me historinë e artit (në aspektin e të shkruarit), në të kundërt do të ishte si një verbër që ecën me vetëdije drejt një humnere. 

-Jemi në fillimin e këtij viti, por në një intervistë më parë jeni shprehur se arti bashkëkohor shqiptar në kërkim të identitetit, ku gjithkush bën gjithçka. Çfarë është për ju shqetësuese?

 Për mua nuk është aspak shqetësues i ashtuquajturi “arti bashkëkohor” në vetvete, pasi jam vetë pjesë e tij, por ai nuk është gjë tjetër sesa vetë imazhi, reflektimi dhe interpretimi i të tashmes tonë nga artistët. Por, ajo që më shqetëson më shumë është fakti se gjithkush mendon se bën “përsosur” gjithçka dhe për më tepër në vetëbesimin e tij/saj donkishotesk është i suksesshëm! Kjo, sepse qasja e artit bashkëkohor i ka dhënë liri, ashtu si rrjetet sociale, që kushdo mund të shpreh lirisht mendimet e tij (që edhe kjo nuk më shqetëson), por duhen me shumë kujdes evidentuar vlerat artistike, origjinaliteti dhe çfarë përfaqëson në pikëpamjen e një estetike të re, që artisti sjell? Në këtë proces një rol qendror ka historian i artit dhe kuratori për të gjitha ato arsye të sipërshpjeguara. Është themelore dhe detyrë e ne historianëve dhe kuratorëve të dimë të ndajmë vlerat nga mediokriteti dhe amatorizmi, kjo si mënyra e vetme për të formësuar identitetin e artit pamor shqiptar përballë zhvillimeve të vrullshme përtej nesh, duke zënë vendin që na takon nëse e meritojmë. 

-Si e përkufizoni ju artin?

Arti nuk është thjeshtë ngjyra, forma, tinguj, fjalë dhe lëvizje. Ai është një proces organik në kohë plotë të papritura, është gjurma e përjetshme e ekzistencës tonë dhe ndërgjegja kundërshtuese e çdo sistemi.

Intervistoi: Julia Vrapi