BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x
BREAKING NEWS

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi Rama ndërroi Damir Fazlliçin e Sali Berishës me manjatin e “Shoqërisë të Hapur”

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi
x
BREAKING NEWS

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të tjera për Portin e Durrësit, ja gjobat që do të paguajnë shqiptarët për kapriçot e Edi Ramës, gazetari italian fut në “zgrip” kryeministrin

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të
x
BREAKING NEWS

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë në “rrjetën” e SPAK, gazetari i njohur zbardh prapaskenat dhe tregon kush po e bllokon arrestimin e Ilir Metës, ja faktet që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e “21 janarit”

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë
x

Kultura

Opera “Carmen” në TKOB, drama e jetës së një gruaje, e cila sfidoi rregullat shoqërore dhe shpërfilli traditat e asaj kohe do të hapë kalendarin artistik të muajit dhjetor

Opera “Carmen” në TKOB, drama e jetës së një

Opera “Carmen” nga kompozitori Georges Bizet do të hapë kalendarin artistik të muajit dhjetor në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Vepra operistike do të jetë në skenën këtë dhjetor në katër mbrëmje për publikun e sjellë në skenë nga artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Institucioni shprehet se kalendari artistik këtë dhjetor hapet me këtë vepër dhe ariet magjepsëse të Bizet. ““Carmen ka lindur e lirë dhe e lirë do të vdesë!”. Drama e jetës së një gruaje, e cila sfidoi rregullat shoqërore dhe shpërfilli traditat e asaj kohe, do të hapë kalendarin artistik të muajit dhjetor, me ariet magjepsëse të kompozitorit, Georges Bizet, duke kapërcyer kufijtë e teatrit tradicional dhe prekur zemrat e artdashësve”, thuhet nga teatri për këtë vepër që ka publikuar dhe datat kur do të jetë në skenë për publikun. Historia në operën “Carmen” fillon në qytetin e Seviljes, ku një ushtar fisnik, Don Jose, takon Carmen-in, një vajzë pasiononte dhe e lirë, e cila provokon ndjenjat e Don Jose-s, duke pasuar një zinxhir ngjarjesh që do të tronditin rregullat shoqërore dhe do të çojë në fatin e keq të të dy protagonisteve. Cili është çmimi i lirisë? Kjo është një shfaqje që fton artdashësit për një katarsis rreth disa pyetjeve ekzistenciale, përgjatë datave 8-9-10-11 dhjetor, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Opera “Carmen” që do të jetë katër mbrëmje gjatë muajit të fundit të vitit në skenë vjen në vijim dhe të tjera operave që janë shfaqur gjatë sezonit artistik në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Opera dhe subjekti

Premiera e parë e operës “Carmen” është shfaqur në Operan Komike në Paris në 3 mars të vitit 1875. “Carmen” është një opera me katër akte nga kompozitori francez Georges Bizet dhe libret të shkruar nga Henri Meilhac dhe Ludovic Halévy. Subjekti i kësaj opere është marrë nga novela me të njëjtin titull e Prosper Merimée. Georges Bizet u lind në 25 tetor të vitit 1838. Në vitin 1847 ai u regjistrua në Konservatorin e Muzikës në Paris. Simfoninë e tij të parë, Georges Bizet e shkroi kur ishte 17 vjeç, si një detyrë studentore. Dorëshkrimi i tij do të rigjehej në arkivat e bibliotekës së Konservatorit vetëm në vitin 1933 dhe ekzekutimi i parë u realizua në vitin 1935. Në vitin 1857 kompozitori merr pjesë në konkursin e shpallur nga Jacques Offenbach, me operetën me një akt “Le decteur Miracle” dhe fitoi çmimin e parë. Bizet gjithashtu fitoi bursën muzikore të “II Prix de Rome”, duke marrë prej saj të drejtën e studimeve në Romë për tre vjet. Përveç periudhës në Romë, Georges Bizet (1838-1875) jetoi gjatë gjithë jetës së tij në Paris. Kompozitori francez Bizet ia kushtoi jetën e tij të shkurtër teatrit muzikor. Kulmi i veprës së tij  "Carmen" mbetet ende një nga operat më të dashura për shumë njerëz.