BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x
BREAKING NEWS

“Kamikazët” e Berishës dhe Metës i vënë “flakën” Bashkisë së Tiranës, bandës i prin Argita Malltezi, djali i Fahri Balliut, Tedi Blushi dhe “socialisti” Belind Këlliçi, ja çfarë ndodhi në protestën kundër Erion Veliajt

“Kamikazët” e Berishës dhe Metës i vënë
x
BREAKING NEWS

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha gjykatat i mbyllën dyert dhe e lanë në izolim, gati hapja e dosjeve të tjera nga SPAK për vrasje, grabitje të pronave dhe vjedhje

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta Xhaçkën, PS rrëzon kërkesën e opozitës, deputetja socialiste mbron bashkëshortin si investitor strategjik, debate dhe akuza mes palëve

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta
x
BREAKING NEWS

Vazhdon skenari i Ramës për rehabilitimin e “non-gratës”, Bardhi kërkon futjen e Sali Berishës në grupin e PD, SHBA e nxorën nga dera, kryeministri e fut nga dritarja

Vazhdon skenari i Ramës për rehabilitimin e
x

Kultura

Pas përfundimit të digjitalizimit të fotonegativëve, në Arkivin e Filmit po punohet për digjitalizimin e albumeve të fotoprovave dhe vendxhirimeve të filmit artistik

Pas përfundimit të digjitalizimit të fotonegativëve,

Puna për digjitalizimin e koleksioneve të Fototekës në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit po vijon. Një proces me rëndësi për koleksionin e AQSHF-së, por dhe për kineastët. Në AQSHF këtë kohë po punohet nga specialistët me digjitalizimin e albumeve të tjera. Pas përfundimit të digjitalizimit të fotonegativëve, sipas arkivit tani po punohet për digjitalizimin e albumeve të fotoprovave dhe vendxhirimeve të filmit artistik. “Skanimi shoqërohet, gjithashtu, me krijimin e metadatave të hollësishme për çdo objekt të digjitalizuar”, thuhet nga Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit (AQSHF). Kineasti dhe producenti Skënder Jaçe e sheh me rëndësi procesin e punës në AQSHF me koleksionin  e Fototekës. Sipas tij kjo shërben edhe sepse shkurton kohën për të gjetur materiale në arkiv. “Vend xhirimet e shumë filmave që janë realizuar, janë fiksuar në foto. Tani ato pastrohen skanohen dhe fiksohen në formatin digjital, duke krijuar kështu albume për çdo film nga kinoprovat apo shesh xhirimet në realizimin e filmave. Natyrisht ka rëndësi procesi që po bëhet, pasi shkurton kohën për ta gjetur një foto apo material nga filmit që të nevojitet për një ngjarje, vetëm me një klikim në faqen e fotove në AQSHF”, thotë kineasti Jaçe. Sipas arkivit, falë mbështetjes nga programi Modern Endangered Archives Program të UCLA Library në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u bë e mundur pajisja e studios së digjitalizimit me aparatura profesionale për skanimin e fotove në suporte të ndryshme.

Puna më parë

Pak ditë më parë AQSHF tregoi momente nga puna e përditshme në sektorin audiovizual në AQSHF, për digjitalizimin e fondit filmik, ku tani mund të konvertohet filmi nga negativi 35mm në format digjital 4K. Sipas arkivit falë mbështetjes nga projekti RECON Project i programit IPA CBC Itali - Shqipëri - Mali i Zi, si dhe nga buxheti i shtetit, u bë e mundur pajisja e studios me disa nga aparaturat bazë të digjitalizimit të filmit dhe rikonstruksioni i ambienteve të punës.  Me gjithë kornizat ideologjike dhe vetëcensurën, trashëgimia e Kinostudios “Shqipëria e Re” kanë qenë dhe është pjesë e jetës kulturore e shumë brezave shqiptarësh. Arkivi i Filmit i Shqipërisë (AQSHF) i Shtetit Qendror është kujdestari ligjor i prodhimit kinematografik shqiptar i filluar nga viti 1947 e në vazhdim, kryesisht i përbërë nga produksionet nga një njësi e vetme shtetërore, studio “Shqipëria e Re”, e cila filloi aktivitetin e saj në vitin 1952 dhe u mbyll në vitin 1992. Koleksioni kinematografik i ruajtur në arkiv përmban gjithashtu materialet arkivore të mbledhura nëpërmjet procesit të privatizimit të filmave me metrazh të gjatë, filmave dokumentarë dhe kronikave të prodhuara nga studiot e huaja, nga fillimi deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, të konsideruara si plaçkë lufte. Materialet e filmuara të depozituara sipas dispozitave ligjore që filluan të aplikohen që nga viti 1945, ku përfshihen materialet e prodhuara nga regjisorët e huaj të filmave bazuar në marrëveshjet e reja shtetërore. Kopje të materialeve të filmuara të prodhimeve të huaja të blera nga shteti. Pamjet e arkivit dhe materialet e marra nëpërmjet shkëmbimit me arkivat e tjera.