BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, ekspertja e ekonomisë zbardh detajet e fundit dhe tregon se shifrat do të jenë më të larta për pensionistët krahasuar me vitin 2021

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x

Kultura

Paulin Zefi: 2 Marsin e vitit 2025 ta kremtojmë edhe duke inauguruar shtatoren e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Lezhë

Paulin Zefi: 2 Marsin e vitit 2025 ta kremtojmë edhe duke inauguruar

Kremtimi i 580-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës u zhvillua përmes aktiviteteve të ndryshme. Një ditë që u përcoll mes një atmosfere të bukur në Lezhë, me të ftuar të ndryshëm, personalitete të jetës politike në vend e më gjerë. Por për këtë ditë të shënuar, Paulin Zefi drejtori i muzeut Etnografik në Lezhë sjell në vëmendje dhe vendosjen e shtatores së Skënderbeut. Por jo vetëm kaq, pasi sipas tij kjo ditë kaq e rëndësishme për të gjithë ne, duhet të shpallet “Festë Zyrtare e Republikës së Shqipërisë”. “Një ditë me të vërtetë e paharrueshme! Çdo gjë na shkoi perfekt. Uroj dhe shpresoj shumë, që “2 Marsin” e vitit 2025 ta kremtojmë edhe më me shumë madhështi, si “Festë Zyrtare” dhe duke inauguruar shtatoren e më të madhit të të mëdhenjve, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut””, shprehet studiuesi Paulin Zefi drejtor i muzeut Etnografik. Figurës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, pritet që ti shtohet edhe një tjetër shtatore monumentale. Me rastin e 575-vjetorit të “Kuvendit të Besëlidhjes së Lezhës”, së mbajtur më 2 mars 1444, Bashkia Lezhë planifikoi vendosjen e shtatores së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, përzgjedhja e së cilës është bërë nëpërmjet një konkursi publik në qytetin e Lezhës. Paulin Zefi shprehet se shtatorja e Skënderbeut edhe tani është në prioritetet e Bashkisë së Lezhës. Ai tregon se vepra është bërë nga skulptori Ardian Pepa, por lejen për vendosjen e saj duhet ta japë Ministria e Kulturës. “Është në prioritetet e Bashkisë Lezhë. Shtatorja është në planet e Bashkisë Lezhë për t’u vendosur, por lejen e jep Ministria e Kulturës. Plani është që të vendoset përballë Memorialit të Skënderbeut në Lezhë”, tregon Zefi në reagimin e tij i pyetur për shtatoren e Skënderbeut.

Kuvendi i Lezhës

Më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti. Kuvendi i Lezhës krijoi një aleancë politike dhe ushtarake të fisnikëve shqiptarë kundër pushtuesve osmanë. U bë i pari bashkim politik në shkallë mbarëshqiptare që njihet në historinë e vendit. Në kuadrin e këtij Kuvendi, të njohur ndryshe në historiografi me termin “Besëlidhje”, fisnikët shqiptarë ruajtën të gjitha të drejtat që kishin mbi zotërimet e tyre. Skënderbeu, si kryetar i Besëlidhjes, nisi të organizonte ushtrinë që përbëhej nga forcat e përhershme dhe nga forcat që do të mobilizoheshin në rast lufte. Por studiuesi Paulin Zefi në rrjete sociale, sjell në vëmendje dhe veprën e Ludvig Holberg botuar në vitin 1973, ku shkruhet për Skënderbeun. “Shkrimtari dhe historiani i njohur skandinav i lindur në Bergen të Norvegjisë, Ludvig Holberg (1684-1754), në kryeveprën e tij të botuar në Kopenhagën në vitin 1739, shkruan se: “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ishte luftëtari, prijësi dhe mbi të gjitha, heroi më i madh në Histori." Po ashtu, sipas tij: “mund të thuhet për këtë burrë, se ishte heroi më i madh që ka falur natyra dhe askush, as në historinë e vjetër dhe as në atë të re, nuk mund të krahasohet me të”, shprehet Zefi. Edhe më parë në reagimet e tij drejtori i muzeut Etnografik studiuesi Paulin Zefi ka sjellë në vëmendje çështje të rëndësishme të historisë shqiptare.