Në kuadër të përgatitjes dhe hartimit të Planit të Menaxhimit të Parkut Arkeologjik të Bylisit dhe qytetit antik të Klosit, financuar nga projekti IPA, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit zhvilloi një dëgjesë publike në Bylis. Plani i Menaxhimit në fjalë, me vizion fillestar 5-vjeçar, është përgatitur nga AICS (Agjencia Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Tiranë) falë financimit të BE në kuadër të projektit IPA 2018 (“BE për Zhvillimin ekonomik drejtuar nga turizmi, zhvillimi ekonomik dhe vendor me fokus mbi trashëgiminë kulturore”), të nënshkruar mes Komisionit Europian dhe qeverisë. “Në vitin 2019 qeveria e Shqipërisë ra dakord me Delegacionin Europian në Tiranë për një investim me vlerë 6 milionë euro në një periudhë 5-vjeçare për projektin e Parkut Arkeologjik Bylis përmes ndërhyrjeve të rëndësishme konservuese restauruese në monumentet e Parkut Bylis, përmirësimit rrënjësor të vlerave të trashëgimisë kulturore, krijimit të faciliteteve për rritjen e fluksit dhe kualitetit të vizitave turistike dhe një impakt pozitiv të këtyre ndryshimeve në zhvillimin ekonomik të zonës së Mallakastrës përmes turizmit kulturor”, thuhet në draft. Vizioni i planit të menaxhimit do të zhvillohet në sajë të: a) Propozimit të ndërhyrjeve restauruese dhe konservuese; b)Zbatimit të projekteve dhe organizim të administrimit bashkëkohor të PAB. Objektivat ndahen në tre faza. 1. Afatshkurtër 2024-2026 (Ruajtje, konservim, restaurim i pasurisë kulturore e arkeologjike); -Përmirësim i aksesueshmërisë dhe rritja e qëndrueshmërisë së trashëgimisë; -Nxitja e zhvillimit ekonomik. 2. Afatmesëm (2027-2029) -Propozimi i një modeli të qëndrueshëm efektiv për menaxhimin e Parkut Arkeologjik të Bylisit dhe rrënojave arkeologjike të Klosit; -Hartimi dhe zbatimi i strategjive dhe udhëzimeve për menaxhimin e PAB dhe rrënojave arkelogjike të Klosit, bazuar në praktikat më të mira; -Menaxhimi efektiv i burimeve financiare dhe përdorimi për qëllime studimore, për gërmime apo vrojtime arkeologjike në këto zona; -Përcaktimi i një strukture administrimi funksionale me staf të kualifikuar. Afatgjatë (2030+) -Administrimi i Parkut Arkeologjik të Bylist dhe rrënojave të Klosit si atraksione të mëdha turistike, shndërrimi në qendra të rëndësishme të arsimimit dhe kërkimit shkencor të kulturës materiale ilire, pjesë e trashëgimisë kulturore europiane (…). Sa i përket drejtimit e menaxhimit të tyre, draft-plani u referohet modeleve në rajon, por edhe modeleve të reja që po zbatohen aktualisht në Shqipëri (me fondacion të posaçëm si rasti i Parkut të Butrintit apo me fondacion të ngritur nga institucionet e specializuara). “Rezultati do të jetë mbajtja e një strukture funksionale të konsoliduar menaxhimi me qëllim koordinimin e fikas të të gjitha veprimtarive që ndikojnë në PAB dhe Klos si dhe të garantojnë disponimin e burimeve të mjaftueshme që lejojnë zbatimin efikas të PM për PAB dhe Klos”, thuhet në plan-draft. Parku arkeologjik Bylis është një nga sitet unik në Shqipëri.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë