BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x
BREAKING NEWS

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi Rama ndërroi Damir Fazlliçin e Sali Berishës me manjatin e “Shoqërisë të Hapur”

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi
x
BREAKING NEWS

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të tjera për Portin e Durrësit, ja gjobat që do të paguajnë shqiptarët për kapriçot e Edi Ramës, gazetari italian fut në “zgrip” kryeministrin

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të
x
BREAKING NEWS

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë në “rrjetën” e SPAK, gazetari i njohur zbardh prapaskenat dhe tregon kush po e bllokon arrestimin e Ilir Metës, ja faktet që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e “21 janarit”

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë
x
BREAKING NEWS

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i ka futur duart në informacionet sekrete brenda institucioneve të reja të vetingut

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i
x
BREAKING NEWS

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s që mbajnë emrin e Sali Berishës, si e rekrutuan shërbimet sekrete serbe, ja kush ishte ‘menaxheri’ që i jepte urdhrat në fshehtësi të plotë dhe emrat e spiunëve që bashkëpunoi...

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s
x

Kultura

Premiera e filmit të restauruar “Lulëkuqet mbi mure” në dhjetor, prodhim i vitit 1976 me regji të kineastit Dhimitër Anagnosti shfaq disa nga aktorët më të mirë të kohës

Premiera e filmit të restauruar “Lulëkuqet mbi mure”

Filmi “Lulëkuqet mbi mure” është një prodhim i vitit 1976 me regjisor Dhimitër Anagnostin, skenari i të cilit u bazua në romanin "Bonjakët" të shkrimtarit Petraq Qafëzezi. Premiera e filmit të restauruar “Lulëkuqet mbi mure” do të shfaqet më 6 dhjetor. Kjo bëhet me dije nga Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit. Filmi një prodhim i Kinostudios “Shqipëria e Re”, i vitit 1976 me regji nga Anagnosti ka në role aktorë të njohur të kohës, por sipas AQSHF restaurimi i tij u bë më parë në Bari. “Premiera e shumëpritur e filmit të restauruar "Lulëkuqet mbi mure" mbahet në datë 6 dhjetor 2023, 17:00 kinema Millennium. Filmi u restaurua në studion Dabimus srl në Bari, me mbështetjen financiare të projektit "Sezoni i Filmave Klasikë" 2023 të ACE - Association des Cinémathèques Européennes i programit Creative Europe Desk - MEDIA”, thuhet nga Arkivi i Filmit. Timo Flloko, Agim Qirjaqi, Kadri Roshi, Pavlina Mani, Alfred Kote, Liza Laska, Anastas Kristofori, Luan Qerimi, Enver Dauti, Enea Zhegu, etj, janë disa prej aktorëve në role. Më herët AQSHF shprehej në faqen e tij në rrjete sociale se premiera do të jetë me praninë e regjisorit Dhimitër Anagnosti, si dhe aktorëve. “"Lulëkuqet" po bëhen bashkë sërish...Kanë konfirmuar praninë e tyre në premierën e datës 6 dhjetor: Strazimir Zaimi, Krenar Arifi (i cili do të udhëtojë për në Tiranë enkas për premierën), Artur Hoxholli, Roland Ohri, Agron Domi. Dhe, sigurisht, kënaqësi e veçantë të jenë mes nesh regjisori Dhimitër Anagnosti dhe aktori Timo Flloko”, thuhet nga AQSHF.

Vlerësimet e filmit

Ngjarja në filmin “Lulëkuqet mbi mure” zhvillohet në një nga jetimoret e Tiranës në vitet e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Muzika e filmit është nga Kujtim Laro. Sipas një materiali nga AQSHF, më 9 janar 1977 u mbajt në Tiranë premiera e filmit "Lulëkuqet mbi mure", ndërsa ka publikuar në faqen e tij dhe foto unike të premierës nga fototeka. Po atë vit, filmi u shfaq në Festivalin e II të Filmit Artistik, të mbajtur në Tiranë nga 16 deri 23 prill 1977, ku u nderua edhe me Kupën e Festivalit si “Filmi më i Mirë”. Aktorët Timo Flloko, Agim Qirjaqi e Kadri Roshi morën medalje. Më vonë, në vitin 1979, regjisori Dhimitër Anagnosti merr çmimin e Republikës së Klasit të Parë. Në vitin 1980, filmi merr çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Beograd. Piktori i filmit Namik Prizreni dhe kompozitori Kujtim Laro u nderuan me medalje. Gjithashtu sipas materialit nga AQSHF, filmi "Lulëkuqet mbi mure" merr Medaljen e Artë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit GIFFONI në Salerno, Itali, 1985. Dhimitër Anagnosti (Vuno, 23 janar 1936) është një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX. Në karrierën e tij ka realizuar filma artistikë, filma dokumentarë dhe është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë.