BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të
x
BREAKING NEWS

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues
x
BREAKING NEWS

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me
x
BREAKING NEWS

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin
x

Kultura

Problemet në albanologji, akademikë e profesorë mblidhen në Shkodër

Problemet në albanologji, akademikë e profesorë  mblidhen në

Problemet e albanologjisë u trajtuan në konferencën shkencore në Shkodër. Akademikë e profesorë, studiues e studentë ishin të pranishëm në konferencën “Probleme të reja të albanologjisë në kohën e sotme”, që u zhvillua në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave. Në këtë konferencë ishin të pranishëm rektorja e USH prof. dr. Suzana Golemi, kryetari i ASHSH akad. Skënder Gjinushi,  z. Benet Beci kryetar i bashkisë së qytetit të Shkodrës, prof. dr. Artan Haxhi, prof. dr. Anila Omari, akad. Genc Sulçebe, prof. dr. Neritan Ceka, akad. Shaban Sinani, prof. asoc. dr. Evalda Paci, prof.dr. Aleksandër Rusakov, prof.dr. Tomor Plangarica, etj. Kjo konferencë shkencore që sot zhvillon ditën e dytë koordinohet nga dr.Zamira Shkreli dhe akad. asoc. Gëzim Hoxha.  Kryetari i Akademisë së Shkencave  akad. Skënder Gjinushi në fjalën e tij u përqendrua te rëndësia që ka albanologjia për të bashkuar institucionet në veprimtari shkencore të kësaj natyre. Më tej ai theksoi se në vijim të kësaj tradite, një muaj më parë dega e albanologjisë në Mynih organizoi një tjetër konferencë albanologjike ndërkombëtare kushtuar zhvillimeve të shqipes në rrugëtimin e saj historik e gjuhësor; që ndriçoi çështje specifike të studimeve shqiptare të kësaj fushe. “Konferenca jonë e tanishme i ka caktuar vetes si detyrë të përqendrohet në aktualitetet e albanologjisë, që, duke qenë gjithnjë në zhvillim e sipër e në larmi, janë e do të jenë përherë objekt studimi përparësor”, tha akad. Gjinushi.  Çështje të reja në albanologji ka për shumë arsye. Zbatimi i teknologjive të reja është një prej tyre. Numerizimi, gjuhësia digjitale, informatizimi global, përbëjnë vetëm faktorin teknik të këtyre zhvillimeve. Në vijim kryetari i ASH Gjinushi theksoi se ligji i ri për shkencën do të normalizojë vetë sistemin. Në konferencë marrin pjesë 36 studiues të albanologjisë nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Akademia e Shkencave, Institutet e Historisë dhe Letërsisë, si dhe katedra të tjera universitare në Shqipëri.