BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x
BREAKING NEWS

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku, në skenë del dhe kompania e oligarkut rus Oleg Deripaska, KLSH liston shkeljet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku,
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para prokurorëve specialë për njohjen me Mërtirin dhe Zoton, tentativat e partneres së ish-zv/kryeministrit për të zhdukur dokumentin e rëndësishëm dhe shitjet fiktive të kryera me qellim ...

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para
x
BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të Kuvendit, përjashtimin e deputetëve që ushtrojnë dhunë nga 30 ditë e zbret në 10, ja ndëshkimi i ashpër që do të jepet për ligjvënësit që përdorin tymuese gjatë seancës plenare...

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të
x
BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x

Kultura

Projekte dhe veprimtari të përbashkëta mes Universitetit të Arteve dhe ASH-së

Projekte dhe veprimtari të përbashkëta mes Universitetit të

Në kuadrin e zgjerimit të marrëdhënieve institucionale të bashkëpunimit me institucione arsimore shkencore u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Akademisë së Shkencave dhe Universitetit të Arteve. Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi dhe rektori i Universitetit të Arteve prof. Kastriot Çaushi. Marrëveshja ka për qëllim rregullimin e bashkëpunimit ndërinstitucional midis palëve, si dhe midis strukturave përbërëse të tyre; përcaktimin e prioriteteve themelore të bashkëpunimit dhe mënyrën e zbatimit të tyre. “Parim themelor rregullues për bashkëpunimin e palëve është liria akademike dhe autonomia universitare. Ato bashkëpunojnë duke respektuar njëra-tjetrën në vetëveprimin e tyre të rregulluar me ligje dhe me akte nënligjore, duke ruajtur dhe zhvilluar traditat më të suksesshme, përmes nismash, projektesh dhe veprimtarish të përbashkëta akademike kërkimore-shkencore e artistike”, thuhet në marrëveshje. Në veprimtaritë e përbashkëta dhe jashtë tyre palët pranojnë dhe respektojnë kodin europian të sjelljes për integritet në kërkimin shkencor. Ato mbajnë qëndrim kritik dhe të papajtueshëm ndaj të gjitha formave të plagjiaturës dhe pseudoshkencës. Sipas marrëveshjes bashkëpunimi midis palëve shtrihet në të gjitha fushat e dijes, me përparësi fushat me më shumë interes të përbashkët, si studimet për artin dhe kulturën. “Palët bashkëpunojnë për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta shkencore, si: kuvende, kongrese, konferenca, forume, simpoziume etj. Palët bashkëpunojnë për kryerjen e studimeve të përbashkëta”, thuhet në marrëveshjen mes UA dhe ASH-së. Sa i takon bashkëpunimeve të veçanta, anëtarë të njësive bazë dhe anëtarë të Senatit të UART marrin pjesë në procesin e promovimit të kandidatëve për anëtarë të Asamblesë së ASHSH, siç parashikohet në ligj dhe në statutin e institucionit. “Përfaqësues të profesoratit të UART përfshihen sipas fushave në komisionet e përhershme që funksionojnë pranë ASHSH. UART mirëpret,  inkurajon dhe mundëson pjesëmarrjen në këto komisione”, thuhet në marrëveshje. Ndër të tjera ASH garanton përfshirjen e ekspertëve të UART në njësitë e reja të kërkimit shkencor ngritur pranë saj.