Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka sjellë në vëmendje aktivitetet kushtuar shkrimtarit Petro Marko. QKLL ka ndarë dhe disa foto në faqen e saj, ku shkruan vetëm pak kohë më parë në apartamentin që tashmë i është nënshtruar kurimit për t’u kthyer në shtëpi-muze, të një prej shkrimtarëve më interesantë të letërsisë shqipe, Petro Marko, bashkë me Aranitën vajzën e denjë të një familjeje të madhe dhe Jerin, artisten që i jep jetë përmes ngjyrave çdo kujtimi. “Pas vizitës në këtë apartament, ku ruhet jo vetëm jeta e një prej çifteve më të bukur si Safo dhe Petro Marko, por dhe historia tragjike e artit nën diktaturë, bashkë me Aranitën, e kemi sjellë figurën e shkrimtarit të jetë më i pranishëm në aktivitete, konferenca, shkrime, botime kushtuar figurës së tij përmes “Vitit Petro Marko””, thuhet nga QKLL. Sipas QKLL, në Panairin e Librit në Torino, figura e shkrimtarit u kujtua përmes një aktiviteti të veçantë, i cili zgjoi vëmendjen dhe të medias italiane. Botimi i Qytetit të fundit në italisht, u mbështet nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, ndërkohë të tjerë libra nga ky autor janë në proces përkthimi. Po sipas QKLL, për herë të parë një konferencë shkencore ridimensionoi rolin e Petro Markos në letërsinë shqipe, përmes kumtesave të studiuesve si Bashkim Kyçuku, Floresha Dado, Behar Gjoka, etj, ndërsa rrëfimet e tij kanë ardhur përmes interpretimeve të aktorëve si Yllka Mujo, Ndriçim Xhepa, Rajmonda Bulku, etj. Gjithashtu “Tetori i librit”, por dhe “Varg Festival” e çuan Petro Markon në aktivitete me të rinj kudo në shkolla, librari publike… “Kemi kujtuar këtë vit Jamarbër Markon, poetin, birin e shtrenjtë të shkrimtarit. Por për një shkrimtar të anatemuar për vite me radhë një vit nuk mjafton për ti dhënë gjithë atë çfarë ai i dha gjuhës e kulturës shqiptare. Por ky vit simbolik na e ka sjellë më pranë e motivuar studiuesit e lexuesit, për tu endur në të tjera dimensione të personalitetit të tij”, thuhet nga QKLL. Petro Marko lindi në Dhërmi, 25 nëntor 1913 dhe u nda nga jeta në Tiranë, 27 dhjetor 1991.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë