Gjashtë vepra të autorëve shqiptarë u shpallën fituese për “Fondin e përkthimit letrar nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj”. Një ditë më parë Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpalli veprat fituese, ku ishin të pranishëm ambasadorë dhe njerëz të letrave. Drejtoresha e QKLL, Alda Bardhyli, u shpreh se ky fond synon promovimin e letërsisë shqipe përtej kufijve dhe se përkthimi i librit shqip në gjuhë e kultura të tjera vijon të mbetet një prioritet. “Më vjen mirë që ky fond, ndonëse modest është konsoliduar dhe këtë vit kemi pasur 12 aplikime, për përkthime në gjuhë të ndryshme, që nga italishtja e greqishtja, deri në rusisht. Sigurisht nuk mund të mbështeteshin të gjithë, por vetëm 6. Edhe pse kriteret e përzgjedhjes janë shumë profesionale, që i referohen cilësisë së përkthimit, më vjen mirë që mes fituesve janë breza të ndryshëm autorësh, nga ata të afirmuarit te më të rinjtë”, u shpreh Alda Bardhyli, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. Kësaj thirrjeje iu përgjigjën 12 shtëpi botuese për përkthimin e veprave të autorëve tanë përkatësisht në gjuhët (italisht, serbisht, kroatisht, greqisht, spanjisht, maqedonisht, anglisht dhe rusisht). Nga 12 aplikime, juria, e kryesuar nga përkthyesi Erion Kristo dhe me anëtarë dekanen e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Esmeralda Kromidha, dhe profesor Blendi Lamin vlerësoi për t’u mbështetur financiarisht nga QKLL 6 autorët dhe veprat. Ylljet Alicka, Maklena Nika, Namik Dokle, Arian Leka, Manjola Nasi dhe Artur Spanjolli janë emrat që do të flasin në greqisht, italisht, spanjisht, kroatisht dhe maqedonisht.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë