Regjisori Eno Milkani jo vetëm që sot falë talentit të tij në kinematografi është bërë një nga emrat më të vlerësuar në filmin shqiptar, por gjithashtu ai është dhe një baba shumë i kujdesshëm. Ndërsa ditët janë të mbushura me projekte dhe plot punë, kryesisht në fushën e kinemasë, ai tregon se është dhe një baba që kujdeset shumë për të birin. “Ditët janë me punë, janë projekte të ndryshme që duhet të jenë në vëmendje, por kam dhe djalin tim, të cilin e çoj dhe e marr nga shkolla”, tregon Eno Milkani, regjisor. Më tej ai shton se pjesa më e rëndësishme e tij janë familja, dhe nuk mungojnë dhe udhëtimet në vende të ndryshme, kryesisht këtë sezon bregdeti. “Sigurisht që kur kam pushim janë dhe udhëtimet me familjen. Udhëtojmë kryesisht në zonat bregdetare. Këtë të shtunë do shkonim në Dhërmi, por koha nuk mbajti”, tregon regjisori Eno Milkani. Ndërkaq që mes angazhimeve të tij, projekti më i rëndësishëm duket se do të jetë edicioni i tretë i Festivalit të Filmit Ballkanik, i cili edhe këtë vit do të zhvillohet në qytetin e Pogradecit. Ky festival që tashmë duket se është kthyer në një traditë në këtë qytet, edhe këtë vit do të mbledhë filma nga shtete të ndryshme, por nuk do të mungojë dhe kulinaria, e cila i jep akoma dhe më shumë vëmendje këtij festivali.
Vende luksozë dhe poza s*ksi me bikini, destinacionet që kanë zgjedhur Vipat për pushime
Ditët e nxehta të verës kanë mbërritur dhe kush më mirë se VIP-at tanë dinë sesi t’i shijojnë. Jemi të...
Lexo më shumë